PERANDORET ROMAK ME ORIGJINE ILIRE (VITI 249 – 363)
Deci (249-251) me origjine nga Bubalia, ne Panoni, ne Ilirikun e Veriut, i vene me force si perandor nga trupat e veta, kundrejt kercenimit per vdekje pranon te behet perandor. U perqendrua ne luften kundra goteve e te krishtereve.
Mark Aurel Klaudi (268-270) me origjine nga nje familje jo shume e njohur e Dardanise, ne Ilirikun Lindor. Dhe ky u perqendrua shume ne luften kundra goteve, prandaj e me pas iu vu dhe emri “Gotikus”.
Mark Aurel Probi (276-282) me origjine nga Sirmiana, ne Panoni, ne kufirin verior me Ilirikun. Dallohet per luftrat e tij kundra barbareve. U vra nga vete trupat e tij, mqs i detyronte ato ne ndertime publike. Probi njihet si “nje nga perandoret me te medhenj te Romes”.
Valer Diokletiani (284-305) lindi ne nje familje te panjohur ne fshatin e Dokleas, ne pellgun e liqenit te Shkodres. U perqendrua ne fushatat kunder britoneve, barbareve, perseve e te krishtereve.
Kostandin Klori “Verdhacuku” (305-306) lindi ne Ilirikun Lindor, biri i nje fisniku dardan te quajtur, Eutrop. Luftoi kundra britoneve e alemaneve. Vdes ne Jork te Britanise ne nje beteje, ne v. 306.
Kostandini i Madh (306-337) i biri i pare i Kostandin Klorit, lindi ne Nish te Moesise, ne Ilirikun Lindor.
Gjate marshimit per ne betejen vendimtare te ures se Milvanit ne Rome, ai pa vizionin e kryqit te shndritshemne qiell dhe fjalet: “Me kete do te sundosh!”. Ai vit (312) shenoi perqafimin e Krishterimit nga ana e tij. Duke mposhtur ne lufte perandorin e mbetur, Licinin, ai vuri nen kontroll Ilirikun, Maqedonine dhe Akeian (v.314).
Me 311 nxori urdheresen e famshme per ndalimin e perndjekjeve ndaj te krishtereve dhe me 313, Ediktin e Milanos. Me 325 therret te parin koncil ekumenik, Keshillin e Krishtere te Nikeas, ku moren pjese 318 peshkope.
Largimi i tij nga Roma, me 326, konsiderohet si dhe “largimi” i tij nga e kaluara pagane e Romes. E shpernguli seline e Perandorise se tij ne Bizant, qe i dha dhe emrin e vet, Kostandinopoje (v. 330).
Ilirikun gjate sundimit te tij, i jep nje tjeter organizim administrativ, e ndan ne 2 provinca te medha:
- 1. Iliriku Perendimor (vete Iliriku, Panonia, Noriku)
- 2. Iliriku Lindor (Dakia, Moesia, Maqedonia, Traka)
Konstandini pagezohet ne vitin 337 nga historiani kishtar Eusebi pak kohe para se te nderronte jete.
Julian “Renegati” (361-363) ose ndryshe Flavius Claudius Julianus, ishte nip i Kostandinit te Madh me origjine ilire. Behet perandor ne moshen 30 vjeç, dhe mbiquhet “filozof” per shkak te manise se tij mbi librat e lashte te Greqise dhe Romes.
Riperterin perndjekjet ndaj te krishtereve per t’i kthyer ne paganizem dhe si i tille njihet dhe si Julian “Renegati”.
BURIMI: LINKU