Pellazgët nuk kanë asnjë lidhje me kombin grek, pasi grekët janë me origjinë nga Egjipti dhe nga Lindja e Mesme

Zotërat pellazge të olimpit Roli pellazgo-ilir në krijimin e etnisë dhe qyteterimit antik grek

Deri pas luftës së Trojës në atë territor kanë banuar pellazgët, të cilët patën një qytetërim tepër të zhvilluar. Në shekullin e X, Greqia ka një regres kulturor dhe mendohet se ka dyndje të një popullsie të huaj. Mund të ketë dyndje të popullsive të tjera që kanë patur edhe nivel kulturor më të ulët.

Mund që edhe ky regres të ketë ardhur edhe si pasojë e rënies së fuqisë së pellazgëve që kishin dominuar gjatë bronzit të gjithë botën e atëhershme. Ajo që na intereson në këtë studim është etniciteti i fiseve që quheshin me emrin Grekë, në antikitet.

Shumë studiues bashkëkohorë, mendojnë se nuk ka një etnos grek në antikitet. Një nga ata është edhe Th. Harrison, i cili shkruan se: “Helenët nuk përbëjnë një trung etnik e kombëtar të veçantë, por janë grupe kulturor i disa popujve. Në kohët klasike, helenët e konsideronin veten një ansambël familjesh. Ata nuk përbëjnë një etnos.”(Th.Harrison. 1988, f.24)

Grenier thotë se: “Helenët përbëjnë një larmi të madhe etnike të shkaktuar nga origjina e tyre”(J.de la Grenier, 1995, f.39)

Le të shikojmë me radhë të gjitha fiset e Greqisë antike dhe origjinën e tyre etnike.

Origjina pellazge e jonëve

Origjina e grekëve të vjetër është një çështje e debatueshme, por ajo që është mëse e sigurtë dhe e qartë në këtë mes, është origjina pellazgo-ilire e tyre. Shumë autorë antik, i quajnë helenët si pellazg. Eforit, thotë për pellazgët se: “… ishin me prejardhje nga Arkadia të dhënë pas jetës luftarake, të cilët u shtuan nga ata që morën anën e tyre dhe të cilëve ata u dhanë emrin e tyre. U bënë të famshëm ndër helenët dhe në të gjithë vendet ku vajtën.”(Straboni, Gjeografia, liv V f.152). Edhe Tukididi thotë se emrin helen ia kanë dhënë Helladës, fiset pellazge.

Edhe Halikarnasi i quan pellazgët si helen dhe thotë se: “Edhe raca e lashtë e pallazgëve, ishte helene nga Peloponezi. Në fillim, banonin pranë qytetit Argo e Ahes dhe ishin autoktonë (D.Halikarnasi Lib. If.17) Pra emri pellazg helen identifikon po pellazgët e atij territori, që është quajtur Hellad dhe jo ndonjë nocion etnik abstrakt siç e emërojnë disa historianë sot.

Athinën e kanë banuar fiset iliro-pellazge të lapëve, molosëve, thesprotëve, dardanëve.(Homeri, Iliada f.72).

Në shekullin e V, Herodoti vëren se athinasit, arkadasit dhe argianët janë me prejardhje pellazge. Ai thotë se: “Banorët e Atikës në kohën kur quheshin kranej, nën mbretin Kekrops ata u quajtën Kekropide, sipas emrit të këtij të fundit kur pushteti kalonte në duart e Erekteut, ata i thoshin vetes athinas dhe kur patën për shef Jonin birin e Ksuthit, morën emrin jonas.”(Herodoti, VIII.44)

Po ky autor sqaron se: “… pellazgët morën emrin jonas dhe eolasit ashtu siç thonin grekët, quheshin pellazgë. Pellazg ishin gjithashtu dhe arkadasit dhe argianët.”(Herodoti, VII. 9)

Kështu Herodoti thotë se: “… pellazgët kishin gjuhë barbare dhe del se popullsia e Atikës, me prejardhje pellazge, harroi të folurën e saj dhe u kthye në helene prej të cilëve mësoi edhe gjuhën”(Ilirët dhe Iliria f.16)

Athinasit ishin autokton, kjo dëshmohet nga Isokrate tek Panegjiriket, ku athinasit thonë për veten e tyre kështu: “Ne nuk e fituam vendin, por ne e mbajtëm atë duke dëbuar të tjerët nga ai. Nuk jemi një racë mikse e përzier me shumë kombe. Paraardhësit tanë janë kaq fisnik dhe gjeni, sa që ne kemi vazhduar për të gjithë kohën posedimin e vendit nga ku u shpërndamë duke qënë fëmijë të tokës që na lindi dhe në gjendje t’i drejtohemi qytetit tonë me të njëjtat tituj që ne iu japim të afërmve tanë. Nga të gjithë helenët, ne kemi të drejtë ta quajmë qytetin tonë atdhe e nënë.”(Sokrates, Panegjiriket 23-5)

Pra të dhënat e historianëve antik tregojnë qartë se athinasit që ishin jonë, ishin një racë autoktone, jo e ardhur nga diku me origjinë pellazge dhe e papërzierë me asnjë racë tjetër. Mendoj se Herodoti dhe Isokrati e kanë shpjeguar qartë origjinën pellazge të athinasve dhe nuk ka nevojë për shumë komente. Duhet sqaruar se emri “jonë” është shqip dhe do të thotë po jonë, por edhe ion.

Origjina ilire e dorëve

Dori quhet i biri i Fthiut, por ky është një nga bijtë e Lykaonit, të birit të pellazgut.(Apollodor, Bibliotheque, II, 8,1) Dorët mbaheshin si pasardhës të Herkulit, të cilëve iu ishte rrëmbyer froni mbretëror nga Pelopi Frigas. I ati i Atreut dhe ata po riktheheshin ta merrnin. Ylli ishte një nga udhëheqësit e Dorit. Hyllasi ishte një gadishull i Ilirisë. Fjala “dorë” do të thotë në shqip po dorë dhe fjala “yll” po yll.

Në lidhje me vendbanimin e Hyllëve, autori Scylacis Cariandenis tek Periplus thotë: “Banojnë aty, (në një pjesë të Ilirisë) popuj barbarë që quhen me një emër lotofagë, këta janë hierastamnët, bulinët, hyllët. Hyllët, thonë se aty kishte banuar Hylli, i biri i Herkulit. Këta janë barbar dhe banojnë në një gadishull pak më të vogël se Peloponezi. Prej këtij gadishulli gjatë bregut të detit ngjitur me ta, banojnë bulinët që janë ilirë.”(Scylaksi, Illyroi, f.22)

Yllët, janë ilirë që kanë banuar afër Bulinëve para se një pjesë e tyre të emigrojë për në Peloponez, pra ata janë larguar nga Iliria. Bulinët, sot janë një krahinë e quajtur Mallakastër, në Shqipëri dhe afër tyre kanë qënë yllët që më vonë dalin si dorë. Pra, dorët kanë emigruar nga Iliria, që sot ndodhet në territorin e shtetit shqiptar. Ka disa mendime se mund të jenë edhe ku është sot Mali i Zi, që në atë kohë ka qënë Iliri. Është interesante se ai e quan fisin e yllëve të Ilirës si vend nga doli Ylli i dorëve, por nga ana tjetër ai i quan barbar, por këta barbar quheshin helen, pasi dorët ilirë quheshin jo barbar, në Peloponez. Është tepër e pasigurtë përdorimi i termit barbar nga historianët antik, nëse do të thotë i huaj apo personi që nuk ka një shkallë zhvillimi me ato fise që quheshin helene.

Herodoti thotë se dorët ishin me prejardhje nga Maqedonia dhe se i pari i popullit të tyre ishte Pellazgu. (J Burckhardt, 1998, f.287) Ai thotë gjithashtu për dorët, se ata në fillimet e tyre ishin të dobët e bredharak dhe u shkëputën herët nga pellazgët…

Macedon është emri i heroit që i vendosi emrin Maqedonisë. Ai është i biri i Lykaonit stërgjyshit të Arkadasve Pellazg. Temeni, një nga gjyshërit e Maqedonasve, është një nga udhëheqësit e Heraklideve. Pasardhësit e tij janë përzënë nga Argosi dhe në Maqedoni themeluan mbretërinë e Maqedonisë.

Herodoti thotë se: “Perdika, i biri i shtatë i Aleksandrit, është ai që ndërtoi në këtë mënyrë shtetin e Maqedonasve. Prej Argoje shkuan tek ilirët tre vëllezër pinjoll të Temenit: Guani, Aeropi dhe Perdika, dhe duke ikur nga ilirët u vendosën në Maqedoninë e sipërme, në qytetin Lebae.”(Herodoti, VII f.138). Disa studiues thonë se, meqë dinastia Maqedonase është themeluar nga Argo e Peloponezit, atëherë dinastia antike Maqedone është me prejardhje Greke. Justifikim tepër i gabuar. Pse?

Këtu bëhet fjalë, kohë para luftës së Trojës, ku pushtetin e merr Atreu Frigas në Peloponez, pra kohë kur i gjithë vendi ishte pellazgo-ilir dhe nuk ka mbi dhe, ndonjë komb grek. Siç po e shikojmë edhe kombi grek antik, ishte pellazg dhe autorët nuk duhet të ngatërrojnë grekët antik me ata modern. Këtu bëhet fjalë për lëvizje të popullsive nga territoret pellazgo-ilire në territoret e tjera pellazgo-ilire.

Së dyti ata ishin bijtë e Temenit, që në gjenealogjinë e shkruajtur nga autorët antik, janë pasardhës të Pellazgut. Atëherë tre djemtë e një pellazgu të Temenit, ikën nga Argo Pellazgjike e Peloponezit tek pellazgo-ilirët që atë kohë quheshin me emrin Paioni apo edhe Maqedoni dhe aty formuan këtë dinasti mbretërishë, që mori fund me Aleksandrin e Madh. E parë në këtë prizëm, Filipi i II ishte gjysëm ilir dhe gjysëm maqedon, por maqedonët quheshin ndryshe pellazgo-ilirë. Atëherë nga një baba pellazgo-ilir dhe nga një nënë epiroto-pellazge, lindi Aleksandri i Madh që ishte 100% pellazgo-ilir.

Edhe Platoni e thekson zbritjen e dorëve, por shton se ata nuk janë gjë tjetër veçse akej që ndërruan emrin, ndërsa Pindari i quan këta pasardhës të spartanëve, pasardhës të Herkulit dhe disa prej tyre të rekrutuar në ushtri.

Pra ka tre variante në histori lidhur me origjinën e dorëve se ata ishin racë pellazge dhe që emigroi nga territoret e Ilirisë, të Maqedonisë apo Paionis, drejt Peloponezit, për të marrë pushtetin që iu kishin marrë Akejt. Tjetra është se, ishin Akej pellazgë që ndryshuan emrin në dorë.

Si do të jetë ajo, i sigurtë është fakti se ata ishin pellazgo-ilirë. Dorët megjithëse erdhën të fundit në Greqi, dalloheshin nga helenët e tjerë jo nga qytetërimi, por nga shkalla e zhvillimit, duke u kujtuar për këtë qëllim, helenëve të këtushëm, rregullat e trashëguara të jetës shoqërore dhe zakonet e tyre të lashta.(Po aty, f.92)

Lidhur me dorët thuhet se ata zbritën në Peloponez 80 vjet pas pushtimit të Trojës.

Dorët erdhën në dy valë. Së pari me pasardhësin e Herkulit Hyllin dhe vala e dytë mendohet se i ka prirë Teutam, ku sipas Saqellariut ky është emër ilir.(M.Saqellariu 1977, f.131).

Herodoti bën dallimin midis tunikes së hollë të jonëve peplosit doras, të bërë prej leshi. Herodoti thotë se dorët e kanë marrë këtë emër, pasi janë vendosur në Peloponez. Dorët ndaheshin në tre fise: në yllë, dymanët dhe pamfilët. Yllët e kishin prejardhjen nga Herkuli. Ylli sot është shqip, sepse nuk përdoret në ndonjë gjuhë tjetër në këtë formë, e i thuhet yllit dhe përdoret në emra djemsh. Po kështu edhe emri Teuta që përdoret edhe sot për vajzat. Yllasi ka qënë edhe perëndia e dritës e Frigolidasve. Këto ishin të dhëna që ata ishin me origjinë ilire.

Nga ana tjetër ka disa të dhëna të tjera që tregojnë se ata ishin me origjinë egjiptiane ose kananite. Në testamentin e vjetër, përmendet një fis i dorëve në Izraelin e sotëm, të cilët u shpërngulën që aty me forcë në kohën e Davidit, pra rreth shekullit X p.k.

Edhe Herodoti arrin t’i quajë dorët si pasardhës të Danaut që ishte egjiptian.(Herodoti, lib VII f.53-54 dhe lib. VIII, f.73). Këtu ka dy kontradikta, pasi nuk mund të qartësohet nëse ishte paria mbretërore me origjinë egjiptiane apo populli, pasi populli na del si ilirë.

M.Aref mbron idenë se popullsia dore ishte pellazgo-ilire, pasi dhe emri dorë përkthehet nga shqipja dorë, por ata që e sundonin atë ishin egjiptian, pra pushtuesit e saj ishin racë afrikane.

Disa studiues modern grekë, si Kordati dhe Saqelariu thonë se pellazgët nuk kanë asnjë lidhje me kombin grek, pasi grekët janë me origjinë nga Egjipti dhe nga Lindja e Mesme. Kordati thotë se dorët nuk është fare e vërtetuar se zbritën nga Ballkani.(Po aty, f.92)

Padyshim që ka një racë jo-evropiane me origjinë egjiptiano-kananite në Greqinë e asaj kohe. Ajo që nuk dimë me siguri është fakti nëse u përzjenë apo jo me popullsinë pellazge apo thjesht ata ishin sundues, ndoshta dhe skllevër?! Kjo mbetet për t’u vërtetuar.

Megjithatë nuk duhet të ngatërrojnë formimin e kombit të sotëm grek, që është konglomerat popujsh dhe që sigurisht ka popullsi egjiptiano-semite, pasi nga të dhënat antropologjike një përqindje e madhe e racës së sotme greke, ngjan me ata të Lindjes së Mesme dhe një pjesë që janë arvanitët apo shqiptarët, janë racë Evropiane.

Dorët ngritën shtetin e Spartës dhe përdorën formën oligarkike në qeverisje, ku qeveriste një mbret në bashkëpunim me një klasë aristokratike.

Aristidh Kola, jep disa fjalë spartane, pra dore dhe i krahason me gjuhën shqipe të arvanitasve.(A.Kola, Arvanitët…, f.)

  • Lakonike
  • Laros
  • lara
  • Balios
  • bala
  • Ekso-vathia
  • vath ku futen delet
  • Kalarines
  • kaloj
  • Irenes
  • i ri që ishin ushtarakët e rinj të Spartës
  • Vagaron
  • i vakët

Eolët, etolët, amfilohët, tebanët, eubeasit, beotët

Herodoti thotë gjithashtu se: Eolët janë pellazgë.(Herodoti, Histories, Lib.II.171)

Etolët, Tukididi i përkufizon si një etnos, ku pjesa më e madhe duhet të ketë folur një gjuhë të panjohur.(Tukididi, I,5)

Polibi thotë se “…çfarë kuptoni ju me fjalën grek dhe cilët janë për ju kufijtë e saj? Vetë, etolianët, në pjesën më të madhe nuk janë grek. As krahinat e banuara nga apodët dhe amfilokët nuk janë greke.”(Polibi, 18, 1.5) Ka një krahinë ku përfshihet Lokriga, Etolia, Akarnania, Eritanët, Dolopëve dhe Amfilokëve nuk ishin quajtur me emrin helen dhe këto territore ndodheshin midis Maqedonisë, Epirit dhe botës së quajtur me emrin “grek” në antikitet.

Tebanët, kanë patur një etnicitet ilir. Kadmi, që themeloi Tebën ishte babai i ilirëve. Kadmi nuk erdhi nga Fenikia, por i ati i tij, kishte ikur nga territoret pellazgo-ilire për në Feniki, kështu që ishte nga etniciteti pellazgo-ilir. Burimet tregojnë se i grihë Mesdheu në prehistori ka qënë sunduar nga raca pellazgo-ilire dhe ata duhet të kenë ndërtuar koloni atje. Edhe të dhënat antropologjike, madje edhe sot, tregojnë se në bregdetin lindor të Mesdheut ka mbetje të një popullsie evropiane. Ai u kthye për shkak, se si thotë legjenda, motrën e tij Evropën e rrëmbyen dhe themeloi Tebën.

Kadmi është ai që solli alfabetin në Pellazgji nga Fenikia. Teba që ai themeloi, është quajtur edhe Enkelida, pra me emrin e një fisi ilir.

Stefan Bizantini në veprën “Kombëtarja në shekullin e VI”, thotë se: “Miti i Kadmit dhe Harmoniasit ruhej në Iliri deri në atë kohë dhe saktësisht në qytetin Butoj, ku banorët e qytetit i tregonin dhe varrin ku ishte varrosur Kadmi dhe Harmonia.”(Vep e cituar A.Kola, Arvanitasit 58).

Ky qytet duhet të ketë lidhje me fjalën Buaj dhe ndodhet në vendin e Kaonëve ku edhe vd.iq Kadmi. Homeri e quan malin, në qytetin e Tebës si Plako Ypoplakia.(Iliada VI 397).

Disa e lidhin Tebën me Egjiptin se ata ishin Fenikas dhe egjiptian, por qyteti ka patur emrin tepi ose tep dhe më vonë e quajtën Tebë. Nga ana tjetër tregohet se faraonët pellazg ishin ata që themeluan Tebën, kështu që nuk mund të jetë emër egjiptian. Në territorin pellazg nuk është përmendur kurrë ndonjë koloni fenikase, por përkundrazi në territoret fenikse ka patur koloni pellazge.

Nga ana tjetër në gjenealogjinë antike, Tebe është e bija e Pellazgut Adramis.(P.Grimal 1951, f.447) Teba që sot quhet Thiva, flet aktualisht një shqipe të pastër, që Tebanët e kanë ruajtur nga gjuha pellazgjike. Teba sot, është një qytet që i gjithi flet shqip madje dhe fëmijët e vegjël.

Euben, thonë se banojnë një popullsi ilire. Helopët ishin banorë të helopisë së Epirit. (Po aty, f.69) Homeri i quan eubeasit me origjinë nga Thrakia. Pas luftës së Trojës një pjesë e aubeasve, pra amantë, u zhvendosën për në Iliri, me kryeqendër Bylisin, ku dhe u quajtën si fis ilir.

Tukididi i quan Beotët emigrant nga zona e Epirit të veriut>(Po aty, f.59).

Termin helen për të emëruar këto fise iliro-pellazge, e përdor Herodoti në shekullin e V p.k.(Herodoti Histories, lib I f.57)

Tukiditi e shpjegon qartë origjinën pellazge të termit Helen: “Para luftës së Trojës Hellada mesa duket nuk ka bërë asgjë me forcat e përbashkëta. Mua më duket se ajo si tërësi nuk e mbante akoma këtë emër, se një emërtim i tillë as nuk ekzistonte para Helenit, birit të Deukalionit, dhe se emrin ia kanë dhënë asaj sipas emrave të tyre, fise të ndryshme, më tepër pellazgët”(Thucididis, Historiae Lib I, f.3)

Pra, Helenët janë një popull që kanë patur origjinë pellazgo-ilire dhe që kanë folur një gjuhë pellazge që sot është shumë afër shqipes.

Kultura e quajtur greke antike është një nga fazat e zhvillimit të kulturës pellazge, ndoshta e gërshetuar me një element të huaj dhe në këtë rast semito-kananit. Por mund të jetë edhe një përzierje pellazge me pellazgë, që kishin qënë zotërues të territoreve të Egjiptit dhe Fenikis dhe kthehen pasi bie fuqia e tyre apo dhe humbasin pushtetin. Një gjë e tillë duket edhe tek Danau, që pretendon se ka të njëjtën racë me pellazgun. Por kjo popullsi, që mund të ishte me origjinë pellazge dhe kishte jetuar në kolonitë pellazge në këto territore, mund të ishte përzier me një element jo-pellazg, pasi vet mbreti i pellazgëve i quan ato gratë që kishte Danau, si femra të Nilit, pra jo si ato pellazge. Edhe numri i egjiptianëve nuk ka qënë i madh, pasi vetëm danajt janë nga Egjipti, të gjitha fiset e tjera ishin pellazgo-ilire, kështu që nuk kanë ndikuar në krijimin e etnisë antike greke.

Nuk ishte rastësi që në atë territor të quajtur Greqi, të krijohej një kulturë e përparuar, pasi po të hedhim sytë pas, do shohim se pellazgët ishin ata që ngritën në Kretë dhe Miken një qytetërim tepër të lart, madje për shumë aspekte dhe më të lart se ai antik.

Shkëputur nga libri: Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane

Libër nga Elena Kocaqi

Scroll to Top