Pasuria e nëndheshme që fsheh Sazanii! Flet ish-shefi i Shtabit të ishullit!

Sazani është ishulli më i madh i Shqipërisë, me një sipërfaqe prej 5,7 km² dhe vijë bregdetare me gjatësi rreth 15 km. Emri i ishullit të Sazanit përmendet që në kohërat antike, duke filluar nga shekulli i VI p.e.s. me emrin SASON.

Ish-shefi i Shtabit, Mustafa Beu që ka punuar Sazan, tregon se nëntokën e ishullit fshihet një qytet i madh aq sa dhe mbitokë. Nëse do të kryhet një inspektim i plotë, tregon zoti Beu, në këtë ishull do të shihet dhe vërtetohet se pse Sazani ka mbrojtje antibërthamore.

“Ishulli i Sazanit është një fortifikatë e veshur me hekur dhe beton. Është një objekt antibërthamor i ndërtuar nga shteti shqiptar. Që një objekt të jetë antiatomik duhet të ketë 30 metra trashësi dheu dhe Sazani e ka. Në nëntokën e ishullit të Sazanit gjendet një qytet po aq i madh sa ai mbi tokë. Ka vende ku do strehoheshin banorët, për këmbësorinë, spitale, komando, tunelet ku futen pikëmbështetjet e ushtrisë, topat, nëndetëset, siluruesit etj.

Asokohe kështu ndërtoheshin objektet antibërthamore, që të kishte mundësi të strehoheshin njerëzit dhe mjetet nëntokë. Ndaj nuk është paqëllim që i kanë vënë syrin të huajt sepse edhe turistët duhet të mbrohen. Edhe ata janë në kërkim të vendeve të sigurta. Sidomos ishujt antibërthamorë sepse nuk kanë shumë efekte dëmtuese. Sepse vala goditëse shpërndahet në hapësirë. Je i mbrojtur nga rrezatimi dhe infektimi radioaktiv.

Në rast sulmi bërthamor në ishull je i sigurt. Me Sazanin, Karaburunin, Pashalimanin ne kontrollonim mirë Otranton. Nuk kalonte miza pa e parë ne në atë kohë.

Qëllimi ishte që Sazani të ishte tepër i fortifikuar. Kur u çlirua Sazani nga gjermanet në 22 tetor të 1944-ës kanë gjetur municione të ushtrisë gjermane. 6 topa në veri 130 dhe 6 topa në jug. Gjetëm edhe depozita 300 tonë me ujë në veri dhe jug. Komandën në majë të Sazanit e bëri Musolini. Në Sazan ka pasur drita që në vitin 1914. Kabulli telefonik Sazan-Romë ishte funksional, mbetjet e tij ndodhen ende te Plazhi i Gjeneralit. Në Sazan janë 6 tunele të ndërtuara nga Italia, ndërsa të tjerat nga shteti shqiptar pas çlirimit.

Në Sazan janë katër pikëmbështetje këmbësorie dhe 36 tunele bregdetare, ku futen topat. Ndërkohë gjithsej janë ndërtuar 4752 bunkerë në Sazan. Një bunker atëherë kushtonte 114 mijë lekë të vjetër, ndërsa sot kushton shumë më shumë”, tha zoti Beu./M.K-dritare.net

 

Scroll to Top