”Pas skenave seksi, Cekja më mori në shtëpi, ja ç’më tha gruaja e tij” – Rrëfehet aktorja Eriselda Shllaku
Eriselda Shllaku, është një nga aktoret e para shqiptare që ka thyer shumë tabu në fillim të viteve 2000.
Ajo ka qenë shumë e komentuar për skenat e seksit që luajti me Sejfulla Mytarin, të njohur me emrin e artit si Cekja i Beratit.
Së fundmi, e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, përballë moderatores Ester Bylyku, Eriselda ka zbuluar gjithçka që ka ndodhur në prapaskenë me bashkëshorten e Cekes. Sa tolerante ka qenë ajo me një vajzë 20-vjeçare e cila luante skena të nxehta me bashkëshortin e saj?
Ester Bylyku: Pas skenave të nxehta që ti ke luajtur me Ceken, je komentuar shumë nga publiku. Po në prapaskenë me gruan e tij çfarë ndodhi? A të tha gjë? A ishte xheloze ajo?
Eriselda Shllaku: Mua Cekja më ka marr në shtëpinë e tij, sa herë që kam qenë në Berat. jam takuar me gruan e tij, dhe e dua shumë. Më ka mirëpritur dhe është një zonjë e mirë. Nuk ka qenë aspak xheloze. Kam marrëdhënie shumë të mira edhe me gruan e Cekes, edhe me fëmijët e tij.
Në vazhdim të intervistës aktorja Eriselda Shllaku zbuloi dhe ‘anën e errët’ të aktorit të humorit Agron Llakaj, të cilin e etiketoi si mendjemadh dhe superior. /TEMA