Parlamenti i parë “GREK” në NAFPLIO fliste shqip (Video)
Antonio Belushi – Prift dhe Etnolog i Hora e Arbëreshëve, në Itali
“Kur u bë Parlamenti i parë në Nafplio, të gjithë heronjtë e revolucionit e vetmja gjë që nuk e vunë në diskutim ishte se në ç’gjuhë do i mbanin fjalimet, greqisht apo shqip, sepse shumica e këtyre heronjve ishin arbërorë. Unë preferoj arbërorë, sepse arvanitas erdhi më vonë si shprehje. Unë jam arbëror (arvanitas). Gjuha arbërore na nderon. Kjo gjuhë arbërishte ishte gjuhë trimërishte nga Miauli deri te Boçari …”
Vouleftiko, Parlamenti i parë u mbajt në qendër të Nafplios, në sheshin Sintagma, brenda një xhamie mbresëlënëse. Nga vjeshta e vitit 1825 deri në pranverën e 1826 xhamia strehoi Parlamentin e parë e asaj që vetëm pas pesë vitesh u njoh si Greqia moderne.
Antonio Bellushi dhe Aristidh Kola e shkollarë të tjerë arvanitas u bënë si vëllezër me bashkëpunimin midis tyre.
Antonio Belushi krijoi bashkëpunim me arbëreshët kudo ku ndodhen në botë, qoftë në Argjentinë, Ukrainë, Bullgari, Kroaci, ShBA, Brazil, Uruguaj, Australi, Rumani, Zvicër, Gjermani apo Turqi.
Ai qe i pranishëm në shtëpitë e tubimet shqiptare në Uindsor e Toronto të Kanadasë, në Detroit, Çikago, Boston, Filadelfia e Nju Jork të ShBA. Ai qe pjesë e lëvizjes së madhe kombtare botërore për largimin e pushtuesve serbë nga Dardania (Kosova, serb.) në fund të shekullit XX. Ai bashkëpunoi shumë me Jozef e Shirley Cloyes Dioguardin, Lidhjen Qytetare Shqiptare-Amerikane, dhe veprimtarët e ndryshëm kombtarë në ShBA, Europë, Australi, si dhe me udhëheqësit nga Prishtina.
Pak kohë më parë At Belushit iu dha nënshtetësia Kosovare, ose siç e donte vetë, Dardane.