“Paramilitarë”: Surroi e krahason grupin e Kumanovës me atë të Radojiçiqit
Veton Surroi, opinionist i njohur, ka publikuar një shkrim në X, ku ka komentuar situatën në veri të Kosovës. Më saktë, Surroi e ka krahasuar rastin e grupit të Kumanovës me sulmin terrorist të serbëve, të cilët vranë një polic në Banjskë të Zveçanit.
Surroi i ka cilësuar të dy grupet si grupe paramilitare. Sipas Surroit, të dy grupet çmohen si heronj.
“Organet e njësisë paraushtarake shqiptare etnike që sulmuan N.Maqedoninë (2015) u çmuan si heronj në Kosovë. Pjesëtarët e njësisë paraushtarake etnike serbe që sulmuan Kosovën (2023) u çmuan si heronj në Serbi.
Të dyja gabim! Dy gabime nuk bëjnë një të drejtë!” – shkroi Surroi.
Bodies of ethnic Albanian paramilitary unit that attacked N.Macedonia(2015) hailed as heroes in Kosovo. Members of ethnic Serbian paramilitary unit that attacked Kosovo (2023) hailed as heroes in Serbia.
Both wrong! Two wrongs don't make a right! pic.twitter.com/15HralngOa— VetonSurroi (@VSurroi) September 28, 2023