Pamje shqetësuese, e mitura konsumoi tullumbace me oksid azoti, vajza bie në tokë rrugëve të Tiranës
Një video e cila po bëhet virale orët e fundit, tregon disa vajza minorene të cilat po konsumojnë tullumbace me oksid azoti. Kjo lloj droge po bëhet gjithnjë e më shumë problem kohët e fundit në kryeqytet, ku të rinjtë po e konsumojmë pa kontroll.
Në pamjet e publikuara nga JOQ, shikohen vajzat në Tiranë, të moshave jo më shumë se 14-15 vjeç të cilat po marrin “tullumbacen drogë”, ku njëra prej tyre bie në tokë si pasojë e substancës së fortë që përmban ky lloj gazi.
Mjeku toksikolog, Alert Drishti shpjegoi disa ditë më parë efektet e drogërave të reja të cilat janë futur kohët e fundit në Tiranë, ku mes tyre janë edhe tullumbacet me oksid azoti.
Drishti shpjegon se oksidi i azotit nuk klasifikohet si drogë, por si një përbërje e dëmshme për shëndetin dhe dëmton mushkëritë, trurin dhe zemrën. Doktori paralajmëron se ky lloj gazi mund të çojë deri në vdekjen e përdoruesit.
Sipas tij, të substancat e gazta shkëpusin oksigjenin nga gjaku dhe truri nuk furnizohet me oksigjen, por me substancën që merret duke dëmtuar rruazat e kuqe të gjakut dhe trurin.