Pamje apokaliptike nga Izraeli, terroristët e Hamas dalin në rrugë dhe qëllojnë me armë kalimtarët
Mëngjesi i sotëm është gdhirë në luftë në rripin e Gazës mes Izraelit dhe Palestinës. Gazetari i FoxNews Trey Yingst ka publikuar në platformën “X” (ish-Twitter) një video ku përshkruan situatën shumë të vështirë në këtë zonë.
“Një ndër situatat më të këqija që kam parë deri më tani”, thotë reporteri në një video selfie i vendosur pas një makine të madhe, me jelekun antiplumb të veshur dhe me helmetë në kokë.
“Ka shumë gjëra që nuk mund ti raportoj në këto momente për shkak të sigurisë së operacioneve. por situata është shumë e keqe. Vazhdojnë të hidhen raketa në qendër të Izraelit.
There are dozens of Hamas terrorist currently patrolling the streets of southern Israel and going house to house trying to slaughter Israeli families.
This is beyond our worst nightmare.pic.twitter.com/iZgoJshkEB
— Tamar Schwarzbard 🇮🇱 (@TSchwarzbard) October 7, 2023
Ushtarët po bëjnë ç’të mundin për të mbajtur linjën rreth kësaj zone por është një situatë shumë, shumë e keqe. Një ndër më te keqijat që kam parë ndërmjet Izraelit e Gazës”, thotë reporteri nga fronti i luftës.
Mëngjesin e sotëm, një shi i madh raketash u hodh në kufirin juglindor të Izraelit. Duket se Hamas është përgjegjës për sulmin ndërsa Izraeli është bërë gati për luftë.
Ministri i mbrojtjes së Izraelit në një video për të gjithë popullatën sqaroi se ky është gabimi më i madh bërë ndonjëherë nga hamas për të shpallur luftë. Situata sa vjen e rëndohet me forca në terren që qëllojnë çdo makinë e kalimtar, ndërsa shumë banorë brenda pallateve filmojnë të tmerruar nga dritaret.
Breaking: Massive attack on Israel is still underway.#Hamas terrorists are seen breaking through the border checkpoints and into Israel shooting at anything and everyone they can see.
Civilians are in serious danger and are being attacked.#IsraelUnderAttack #Israel #Hamas… pic.twitter.com/zjaNxlEn8y
— Jim Ferguson (@JimFergusonUK) October 7, 2023