Osman Taka dhe vallja që shpëtoi jetë (1886)
Osman Taka (1848-1887) ishte një kryengritës shqiptar i Rilindjes Kombëtare nga Çamëria, nga fisi Taka. Në të njëjtën kohë, ishte një valltar i mirënjohur.
I arrestuar në vitin 1886 si pasojë e aktivitetit të tij kundër Perandorisë Osmane dhe i akuzuar për tradhëti, Osman Taka u dënua me vdekje. Para se ai të ekzekutohej, kur iu dha dëshira e fundit, ai kërkoi të vallëzonte. Të habitur, xhandarët pranuan dëshirën e tij.
Tradita popullore thotë që vallja ishte aq e bukur, saqë xhandarët lokal shqiptarë të Perandorisë Osmane nuk e ekzekutuan. Por pas një kohe (pasi dyshohet për një përpjekje të re kundër osmanëve) ai u kap përsëri dhe u ekzekutua në Konispol në vitin 1887.