”O Edi o njish, shyqyr që ke fitu!” – Shkodranët e mirëpresin, Rama: Shyqyr që erdhi dita
Me shtrëngime duarsh, apo ftesa për kafe, shkodranët kanë ndaluar kryeministrin Edi Rama për ta falenderuar për ardhjen e tij në Shkodër dhe atë çfarë ka bërë deri tani.
Gjatë inspektimit përgjatë bulevardit kryesor të Shkodrës ku aktualisht po realizohet projekti për rikonstruksionin e fasadës së 55 pallate kanë qenë shumë qytetarë të cilët I kanë dalë para për ta takuar. Nuk kanë munguar as batutat e kryeministrit.
“O zotni kryetar na e sill pak kryeministrin ti qesim një kafe”,- tha një qytetar.
“Keni shumë kafe me më qit por tani jam i zënë”, – i tha Rama.
Një grua tjetër e ndaloi dhe i tha: Na keni shpëtuar me këtë (I referohet kryetarit të bashkisë, Benet Beci), për sytë e ballit. Djali im në Holandë të adhuron”.
“Se nuk më njeh mirë prandaj” tha Rama duke shkaktuar të qeshura.
”O Edi Rama njish. Shyqyr që ke fitu”, tha nje tjeter.
”Jo shyqyr që kam fituar unë, shyqyr që keni fituar ju”, ia ktheu.
“Shyqyr që erdhi dita të më japësh dorën”, i tha Rama një shkodrani.
Madje videoja e publikuar në facebook nga kryeministri Edi Rama mbyllet me urimin e një shkodrani për kryeministrin “Të rujt Zoti!”