NUMRI I POPULLSISË “BALLKANIKE”GJAT PERANDORISË OSMANE NË SHEL.XVIII.

Numri i popullsise se Ballkanit ne kohen e Perandorise Osmane, ishte 10.640.000 dhe vetem ne Shqiperine e asaj kohe, apo Albania(1) dhe Epiri(2) – lower Albania, ose vendet malore me popullsi te vjeter origjinale/shqiptare, qe nuk perfshinte edhe qytete dhe vende tjera shqiptare te Maqedonise, Moezise, Thrakise, Rumelise, Greqise… megjithate, vetem ne Albani jetonin 1.042.200 shqiptar(3) qe ishte nje numer i perafert edhe me bullgaret, serbet dhe greket.

Kurse ne nje Shqiperi me gjithperfshirese perafersisht ne te njejten periudhe (shek. XVIII), numri i shqiptareve njihet 1.315.000 (nderkohe, Abdyl Frasheri thekson se ne baze te vet shenimeve osmane, nr. i shqiptareve ne kete kohe arrinte 2 milion edhe pse shume shqiptar te krishter jane keqidentifikuar si grek dhe sllav).

Megjithate, t’ju kthehemi konkretisht statistikave te shenuara ne foto (harte): Shqiperia (vetem pjesa e maleve-Albania dhe Epiri, duke mos perfshire shume qytete tjera shqiptare jasht saj):

  • 1.042.200 Serbet:
  • 1.160.400; Greket:
  • 1.097.000; Bullgaret:
  • 1.131.900; Bosnja bashke me pjesen kroate nen Perandori:
  • 1.000.000; Hercegovina bashke me Malin e Zi:
  • 250.000; Moldavia:
  • 500.000;

Vllahia: 1.000.000 Rumelia, (qe fillimisht u emerua nga osmanet i gjithe Ballkani, si ish pjese e P.Romake, por me vone u quajt vetem per popujt e romanizuar, si ne Rumuni, por edhe nje pjese e Thrakes, Maqedonise, madje edhe vet territori i Stambollit vazhdoj te quhej nen kete emer, apo si pjese e saj… ne Rumuli kishte edhe qytete shqiptare):

2.998.500 etj.

Pra, sic e shihni edhe ne mesjeten e vonshme, pas mijera vjet invazionesh e tkurrjesh, nr. i shqiptareve ne krahasim me serbet, bullgaret, greket, ishte i perafert, per te mos thene ishte me i madh, duke marr parasysh se ne kete numer nuk perfshihen qytetet shqiptare ne Maqedoni, Serbi e Greqi, megjithate, ne baze te ketyre statistikave, nr. i shqiptareve vetem ne pjesen e malesise se veriut (Albanise) dhe malesise se jugut (Epirit), ishte me i madh se ai i boshnjakeve, kroateve, moldaveve, vllaheve ne tokat e tyre, etj.

Kurse sot ata jane shtuar shume me shume se ne, edhe ne territore edhe ne popullsi, por eshte shperndare nje propagande se shqiptaret shumohen me shume se te tjeret.

Ky trend i shtimit te shqiptareve ka qene vetem gjate viteve ’70’80’90, kurse sot, sipas statistikave kemi, madje, edhe ulje te nr. te popullsise, i kombinuar me emigrim dhe shperngulje te perhershme bashk me familjen ne perendim (vitet e fundit eshte paksuar ne menyre drastike numri i nxenesve shqiptar qe regjistrohen ne klasen e pare), dhe tkurrje etnike te popullsise qe ndeshet drejeprdrejte me sllavet, ne drejtim te popullsise homogjene shqiptare (p.sh pjesa e Tetoves, Gostivarit dhe Çairi i Shkupit, ka dendesine me te madhe ne Europe, ne relacion ndermjet numrit te popullsise dhe territorit qe kane!).

E njejta tkurrje drejte pjeses homogjen shqiptare e asaj popullsie qe gjindet e ballafaquar drejperdrejte me sllavet, vazhdon te ndodhe edhe ne Luginen e Presheves, ne pjesen jug-lindore te Kumanoves, ne pjesen jug-lindore te Shkupit, ne pjesen lindore te Kervoces, ne pjesen lindore te Struges… duke u perseritur hisoria e Manastirit, Oherit, Prilepit, Resnjes, Velesit, Shtipit, Kratoves…

Apo historia e qindra fshatrave shqiptare te Nishit… ne anen tjeter Plavës, Gucis, Ulqinit… Sanxhakut… Janinës, Prevezes, Artës – Epirit…

Pushtimi i vilajetit të Kosovës dhe fillimi i serbizimit të saj http://eltonvarfishqip.blogspot.com/…/pushtimi-i… “…u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, të Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit. Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek. XIV-XV për qytetet e Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për Fushë-Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin “në Shqipëri” apo “në tokat shqiptare”: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=82106&page=3

Kjo tendencë rrënjët i ka të ngulitura thellë në histori, që më bënë ta bëjë një retrospketivë të hidhur, duke ma përkujtuar fatin e trevave ku kanë jetuar fiset tona të lashta si: Japodët, Histritët, Letobiket, Golapianët (Slloveninë e sotme)… Liburnët, Dalmatët, Oseriatët, Katarët, Dorsejt, Ditionët, Desidiatët, Arianët, Adrianët, Pleuratët (Kroacinë e sotme)… Tribaltët, Amantehinët, Breucët, Pajtojët, Satrahët, Terestët, Agrianët (Serbin e sotme)… Ardianët, Desidiatët, Dheurët, Dhaorsët, Autoriadët, Skordiskët, Narenzitët (Bosnjën e sotme)… Majzezët, Malkumanët, Dokleatët (Mali i zi i sotëm)… Antitanët, Ambracianët, Edonët, Amfilokët, Dhesprotët, Besët, Molosët, Parëraeanët, Ompalianët, Atamanët, Timfaleusët, Arvanitët (Greqinë e sotme)… Mesapët, Peucelët, Luçanët, Japigët, Dhauni, Picentët, Pulatët, Venetët (Italinë e sotme)… Një pjesë e Paionëve, Pirushtarët, Naropët dhe një pjesë e Dardanëve (Maqedoninë e sotme). Vetëm territori ku kanë jetuar Albanët, Taulantët, Penestët, Apollonët, Parthinët, Enkelejt, Lynkestët, një pjesë e Dardanëve dhe një pjese tjeter e Paionëve, është sot i lirë, kurse ekstrakti i fiseve tjera te lartëpërmendura, si pasoj e shtypjeve te vazhdueshme invazive, një pjesë e madhe e tyre u asimilua, kurse pjesa tjetër e tyre u tkurr në këtë territor të mbijetuar si shqiptar, sic eshte Shqipëria me keto kufij administrativ, Kosova, Maqedonia veri-perendimore, Greqia veri-perendimore (Çamëria), Serbia jugore (lugina e Preshevës) dhe pjesa jug-lindore e Malit të Zi, me kufijtë e sotëm administrativ).

Nderkohe, ne vendet perreth nesh vazhdon rritja normale e popullsise, pa buje dhe propagande. Perndryshe, po te shikojme edhe nr. e qyteteve kryseore te Ballkanit ne kohen e P.Osmane, ne baze te statistikave te shenuara ne kete foto (harte) do te shohim se Shkodra ka patur me shume banore se Beogradi, Sofia, Athina, etj.

Konkretisht, Shkodra kishte 60.000 banore, kurse Beogradi 30.000, Sofia 46.000, Athina 10.000… qytete tjera te medha shqiptare konsideroheshin edhe Janina 30.000, Gjirokastra 20.000, Berati 11.000, Shkupi 10.000, Durrsi 9.000, etj.

Kurse qytete me te medhaja ishin Konstandinopoja (Stambolli) 500.000, Adrianopoli (Edreneja) 130.000, Selaniku 70.000, Shkodra sic e permendem me 60.000, Bukureshti 60.000, Sarajeva 60.000 dhe te gjitha qytetet tjera ne te gjithe Ballkanin, kishin me pak se 60.000 banore.

•Titulli : Statistische Uibersicht der Europäischen Türkey [material hartografik] : I[nsel] Candia Vendi i botimit : [s.l.] Data : [shek. XVIII] Të dhënat fizike : 1 fl. hartë : bardhë e zi ; 64 x 69 cm.

Përshkrimi : Tit. i hartës në pjesën e pasme të saj “Candie”.

– Harta e Kretës me një legjendë me të dhëna statistikore për popullsinë e Ballkanit, përfshirë edhe popullsinë e Shqipërisë e të qyteteve të saj si Shkodër, Durrës, Berat, Vlorë, Elbasan etj. Subjekti : Gjeografia humane Termi gjeografik : Gadishulli Ballkanik; Gjuha : Gjermanisht Numri i vendit : Albh.2.C.20 http://www.bksh.al/…/index/assoc/HASH0992.dir/Albh2C20.jpg

Scroll to Top