Nuk mban më! Ahmetaj akuzon Edi Ramën: Më kërcënuan me telefon nga burgu!
“Unë jam kërcënuar tre herë nga njerëz të panjohur. Një herë në telefon nga burgu. Dy herë drejtpërsëdrejti. Të jem i sinqertë, kur kërcënimi kaloi te gruaja ime që mbante fëmijën tim te liqeni, nuk e lashë më të më ikte me demek si trim i madh unë, se shkoi te fëmija.”
Kjo është deklarata që ka bërë ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj mbrëmjen e sotme, duke treguar për herë të parë se është kërcënuar me jetë në tre raste, një me celular dhe dy raste të tjera drejtpërdrejt. Sipas tij, kërcënimet janë frymëzuar nga Edi Rama.
“Unë jam kërcënuar tre herë nga njerëz të panjohur. Një herë në telefon nga burgu. Dy herë drejtpërsëdrejti. Të jem i sinqertë, kur kërcënimi kaloi te gruaja ime që mbante fëmijën tim te liqeni, nuk e lashë më të më ikte me demek si trim i madh unë, se shkoi te fëmija.
Hera e fundit ka qenë te rrethi te liqeni, aty ku kisha shtëpinë me qera.
Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të dalë të thotë kryeministri “në të sëmës” dhe “të isha unë gjyqtar do ishte dhe më keq”. Këtë e kam ndarë me disa shërbime. E kam ndarë me disa shërbime”, u shpreh Ahmetaj në një intervistë ekskluzive për Syri Tv.
Ai i ka treguar gazetarit Çim Peka se ka kontakt me disa seli diplomatike dhe shërbime të huaja, për shkak se ato që ai i quan “dy qendra të Tiranës” por që deri tani nuk i ka treguar emrat, pretendojnë se ideatori i inceneratorëve ka qenë Arben Ahmetaj.