Njeriu i vetëm, që ka bërë filma të denjë pas rënies së komunizmit
Nga Altin Dangëllia
Në Shqipëri, duket se do të ekzistojë gjithmonë debati për filmat në komunizëm dhe pas rënies së komunizmit. Debati rikthehet pas një filmi të pompuar me bujë, me personazhë kryesorë Luizin dhe Oltën, dy njerëz që u bënë të famshëm se morën pjesë në Big Brother.
Është fakt, se pas rënies së komunizmit, filmat e mirë numërohen me gishtat e dorës. Ndaj dhe njerëzit sot, vazhdojnë të ndjekin me dashuri filmat e komunizmit dhe adhurojnë ende sot e kësaj dite, ata aktorë të mrekullueshëm.
Por në fakt, ka një njeri, që ka bërë art dhe filma të mirë edhe pas rënies së komunizmit. Bëhet fjalë për regjisorin Arian Çuliqi. Ai është autor i disa telekomedive që prekin plagë të rënda të shoqërisë së sotme.
“Një baba tepër” apo “Borxhliu”, janë dy prej më të famshmëve.
Për fatin e keq, Çuliqi, nuk dihet për fajin e tij apo se nuk ka më financime, ka kohë që është tërhequr dhe nuk po bën më filma. Por ai ka meritën, se me anë të filmave të tij, na ka sjellë disa tema të mprehta që solli rënia e komunizmit. Dhe filmat e tij, shihen me ëndje.
Rasti i tij, na tregon se edhe sot mund të bëhen filma të mirë, në rast se ke ide dhe trajton problemet reale të kësaj shoqërie. (Shkruar për faqen Aktorët shqiptarë)