Një ‘shqiptare’ nga Durrësi u martua me një serb në Leposaviq: Unë dua t’i lind fëmijët tuaj si një grua ortodokse në Kosovën serbe
M.D një shqiptare nga Durrësi, është martuar sot në Leposaviq me serbin nga Gjakova, Dejan Slavkoviq. Ata u martuan në kishën ortodokse të Shën Gjonit të Bekuar në Soçanicë afër, ndërsa dasma aktualisht po bëhet në sallën lokale të Vilës “Kristina” në vetë Leposaviq.
Paraprakisht, nusja ishte konvertuar me dëshirën e saj në ortodokse, dhe pas dasmës në kishë, dasmorë kanë ecur nëpër rrugët e Leposaviqit, ndër të tjera, pranë ndërtesës së Komunës, ku protestat e serbëve kërkojnë largimin e Policisë së Kosovës.
“Jam martuar me Dejanin për dashuri. U takuam në Durrës. Njohja dhe shoqërimi ynë zgjati gjashtë muaj. Jam e lumtur që po kthehem në besimin ortodoks. Tani ndihem serbe. Ka shumë njerëz në Shqipëri që janë me origjinë serbe dhe nuk e dinë, ose deri më tani e kishin të ndaluar ta dinin”, tha Mira për IN4S.
As burri i saj nuk e fshei lumturinë.
“Faleminderit Mira që pranove të bëhesh nusja ime. Dhe nëse ajo nuk do ta pranonte besimin tim, Unë nuk do të zemërohesha. Kjo ishte dëshira e saj. Ajo më tha – Unë dua t’i lind fëmijët e tu si ortodoksë në Kosovën tënde dhe më ka bërë shumë të lumtur, tha Dejani teksa kalonte nga rrethoja para ndërtesës së Komunës së Leposaviqit, pas së cilës janë pjesëtarët e KFOR-it.