Ngjela revoltohet nga pështyma për Tavon: Shteti të çojë ushtrinë në Himarë, t’u thyejnë hundët! Aty nuk ka minoritarë, janë lebër
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sot zhvillimet në Himarë, ku u zgjodh kryebashkiakja e përkohëshme e Bashkisë, mes tensioneve të shkaktuara nga mbështetët ekstremistë të Fredi Belerit.
Ngjela tha se shteti shqiptar duhet të kishte marrë masa t’i ndalonte ata ekstremistë, duke dërguar aty policinë, qoftë edhe ushtrinë po të ishte nevoja.
I pyetur se si mund të ndikonte kjo në marrëdhëniet me Greqinë, Ngjela tha në emisionin “Top Talk” në Top Channel se Shqipëria ëhstë vend i pavarur.
Avokat Ngjela tha gjithashtu se arsyeja pse Greqia nuk e njeh Kosovën, është frika për Çamërinë.
“Të çojë ushtrinë shteti, t’u thyejë hundët. Shteti është serioz, shkele ligjin të rras brenda. Ç’më duhet mua se çfarë do thotë Greqia, ne jemi shtet i pavarur. Aty nuk ka minoritarë, janë lebër, janë nja 100 veta në një lagje lart që i thonë vetes grekë, dhe flasin 60% shqip, 40% me fjalë greqisht. Aty paguajnë grekët se janë injorantë.
Ata mbajnë akoma ligjin e luftës se kanë akoma interesa territoriale. Pse Greqia nuk njeh Kosovën? Janë grekë ata? Jo, i tremb Çamëria. Mbas Kosovës e ka radhën Çamëria. Shqipëria është në kreshendo për territoret e saj që ia kanë marrë në shekuj. Kush nuk e kupton le të hajë mollë. Janë 3 milionë arvanitas në Greqi, i kanë hequr të ardhurit nga Lindja e Mesme”, deklaroi Ngjela.