NGA KRESHNIK SPAHIU – Pse i eliminoi Sali Berisha 100% të 337 themeluesit e PD-së…(foto)?
Atë mbrëmje dhjetori unë isha atje. Së bashku me Azem Hajdarin dhe Arben Ristanin ishim si përfaqësues të fakultetit shkencave politike-juridike. Papritur erdhi ai së bashku me Gramoz Pashkon. Nuk e njihja por quhej Sali Berisha. Kishte dy kërkesa: 1- Të shpërndaheshim me qetësi sepse sipas tij, demonstratat ishin inspiruar nga agjent serb të UDB, 2- Kërkoi që të ishte një nga personat që do shkonin tek Ramiz Alia për takim me grupin e studenteve.
Kërkesat e tyre ngjallën reaksionin e gjithë studentëve. Dy studentë të arteve na bindën që ata janē spiunë të Ramiz Alisë dhe ne votuam kundër. U refuzuan dhe u fishkëllyen. Pa u zgjatur me histori që i keni dëgjuar me dhjetëra here po ju rikujtoj se pas 4 ditësh u shpall Partia Demokratike me 338 themelues dhe firmëtar.
Ai u rishfaq sërish aty dhe rrëmbeu mikrofonin pas Azemit për të marr protagonizëm me çdo kusht. Nuk e krijoi ai, madje për kujtesë të miliona shqiptarëve, kryetar u zgjodh Azem Hajdari dhe disa muaj më pas i zuri vendin e kryetarit ky me klanin komunist.
E mori kontrollin dhe shfarosi çdo kënd duke shkruar vet historinë. Dikush që po më lexon ndoshta nuk do më besoj por sot s’do bëj asnjë koment sepse fakti me dokumente që po publikoj flet vetë. Sali Berisha i eliminoi 100% thelemuesit. Asnjë nga 338 themeluesit e PD nuk janë sot as deputet dhe as anëtar kryesi të PD me përjashtim të në emri. Ai quhet Sali Berisha. Eliminoi gradualisht të gjithë: Abdi Baletën, Petrit Kalakullën, Aleksandër Meksin, Gramoz Pashkon, Eduard Selamin, Ridvan Peshkopinë, Uran Butkën, Tomor Dostin, Tomor Malasin, Azem Hajdarin, Zenel Hoxhën …..:. dhe 337
Dikush do thotë: “Edhe këta nuk ishin burra të mirë”. Po mirë o njerëz, të gjithë dolën burra të këqij dhe vetëm Berisha ishte burrë. Jo të nderuar miq. Në rastin më të mirë ai e kishte mision shkatërrimin e disidencës anti-komuniste që lindi në Shqipëri. Në rastin tjetër ai është monstra dhe besëpreri më i madh i kombit, madje më i rrezikshëm se Enver Hoxha pasi ky i nxjerr në prit dhe u ngul thikën pa shpine të gjithë miqve. Asnjëri nuk është sot në parlament. Pa e zgjatur lexoni listën zyrtare e 337 shokëve dhe themeluesve të PD që eliminoi Sali Berisha. /Nga Kreshnik SPAHIU/