Nga 8 terroristët e arrestuar, 6 janë liruar, nuk u arrit të konfirmohet ndërlidhja tyre me grupin terrorist
Policia e Kosovës ka arrestuar dhe ndaluar 8 terroristë nga grupi prej mbi 30 personash që trazoi veriun e Kosovës dy ditë më parë, kur vranë rreshterin Afrim Bunjaku dhe të cilët më pas u strehuan në Manastirin e Banjkës në Zveçan.
Mirëpo nga ky numër, vetëm dy vazhdojnë të mbesin nën masën e arrestit.
Prokurori Afrim Shefkiu ka treguar për KIKS Kosova se katër personat që u arrestuan të dielën pas kontrollit që i ishte bërë një veture derisa aksioni policor për neutralizimin e grupit terrorist po vazhdonte, janë liruar, raporton Klankosova.tv