NËNA E NAPOLEON BONAPARTIT ISHTE SHQIPTARE?!

Sot, megjithëse njerëzit më të varfër në Evropë, shqiptarët kanë një ndjenjë të fortë të dinjitetit të tyre. Albanët, ose shqiptarët (Bijtë e Shqiponjës, e shqiptuar si “shchep-tar-eh”), ashtu siç e quajnë ata veten, besohet të jenë pasardhës të ilirëve të lashtë, një popullsi josllave, indoeuropiane, e cila u shfaq në trojet e Ballkanit gjatë mijëvjeçarit të dytë para Krishtit. Sipas shkrimtarëve romakë, ilirët ishin një popullsi e gjatë dhe e fuqishme fizikisht, e përçarë politikisht, por luftëtarë të mirë që grindeshin me njëri-tjetrin dhe që bënë shumë luftëra kundër grekëve, maqedonasve dhe romakëve. Pasardhësit e tyre janë ende dhe sot të përçarë politikisht dhe reputacioni i tyre si një popull sherrxhi dhe luftëtarë të frikshëm, nuk është pakësuar.

Edhe pse një komb i vogël, shqiptarët e kanë nxjerrë veten e tyre në pah në shumë mënyra. Ata siguronin luftëtarët më të mirë për legjionet romake dhe më vonë për ushtritë turke, ku të dyjave këtyre ata u shërbyen besnikërisht si dhe u rezistuan me guxim. Kalorësia shqiptare e parregullt, spahinjtë, ishte ndër repartet më të mira në fushatat ushtarake osmane të shekujve të gjashtëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë dhe taksa e gjakut periodike, e djemve shqiptarë të krishterë, furnizonte jeniçerët turq me trupat e tyre më të kalitura. Si diplomat britanik dhe studiues i Ballkanit, dijetari Sir Charles Eliot shkroi në 1900: “Shqiptarët janë gjithmonë të gatshëm për të luftuar për çdo shkak apo edhe pa shkak.”

Shqiptarët gjithashtu siguruan një numër të tepërt zyrtarësh të lartë për ushtrinë dhe administratën osmane. Ata ishin pashallarë në shumë pjesë të Perandorisë Osmane dhe Vezirë të Mëdhenj (kryeministra) për Sulltanët turq. Nëna e Napoleon Bonapartit ishte shqiptare. Kemal Pasha, i njohur si Ataturk, themeluesi i shtetit modern turk, ishte pjesërisht shqiptar. Mehemet Aliu, një shqiptar, themeloi linjën egjiptiane mbretërore që përfundoi kur Mbreti Faruk ra në vitin 1952, dhe, në kohën tonë, ne kemi laureaten Nobel, Nënë Terezën, një shqiptare etnike nga Maqedonia e Jugosllavisë.

* * *

Shënim:

Autori i këtij libri, Yale Richmond, shërbeu për tridhjetë vjet si atashe kulture në Shërbimin e Jashtëm të SHBA-së me detyra në Gjermani, në Laos, në Poloni, në Austri dhe në Bashkimin Sovjetik. Gjatë viteve 1970, ai ishte drejtor i Zyrës së Shkëmbimeve me Bashkimin Sovjetik dhe me Evropën Lindore, në Departamentin e Shtetit. Pas daljes në pension, ai shërbeu për tre vjet në Komisionin për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, të Kongresit të SHBA-së dhe tetë vjet të tjera në Fondin Kombëtar për Demokraci.

Disa nga librat e tij janë: “From Nyet to Da: Understanding the Russians (3rd edition)”, “Cultural Exchange and the Cold War: Raising the Iron Curtain”, “Practicing Public Diplomacy: A Cold War Oddyssey”, “From Da to Yes: understanding the East Europeans”, etj.

Lind pyetja: pse një autor serioz, një shtetar me eksperiencë të spikatur ndërkombëtare dhe një studiues i kujdesshëm e quan shqiptare nënën e Napolon Bonapartit? Natyrisht që ai ka siguri për të bërë një deklaratë të tillë. Dhe sigurinë ta japin dëshmitë, burimet dhe autorët e ndryshëm. Mbetet të gjenden dëshmi edhe më të forta në këtë drejtim…

FB: Thënie për shqiptarët

@followers
_______________________

  • Burimi: From Da to Yes: understanding the East Europeans
  • Autori: Yale Richmond
  • Botuesi: Intercultural Press, 1995

_____

  • Për ata që kan deshir të blejn Librin:
  • From Da to Yes: Understanding the East Europeans (Interact)
  • https://a.co/d/gvQWYvw

BURIMI: Teuta Ilire Reka

Scroll to Top