Në muze busti i Klementit XI, Papës me origjinë shqiptare që drejtoi kishën katolike për 21 vjet! Bushati: Vjen nga mali i Mikelanxhelos! Dhuratë dhe një libër 3 shekullor!

Muzeut Historik iu dhurua busti i Papa Klementit të XI-të, Albanit, që jetoi me krenarinë e origjinës shqiptare dhe kontribuoi për vendin tonë. Fondacioni që mban emrin e tij i drejtuar nga Zef Bushati solli po ashtu nga Vatikani në Muze një libër të rrallë për Papën, që shërbeu për 21 vjet në krye të kishës katolike.

Ky bust i Papa Klementit të XI-të, Albanit, iu dhurua sot Muzeut Historik Kombëtar, si nismë e Fondacionit që mban emrin e tij, që këtë vit shënon 20-vjetorin. Presidenti Zef Bushati tregon për realizimin.

Busti përbëhet nga mermeri i malit të Carraras, dhe është dhuratë e familjes Barattini. Vendosja e tij në Pavijonin e Mesjetës, u shoqërua dhe me një konferencë që evidentoi përmes kumtesave të drejtores së muzeut, Entela Çipës dhe studiueseve, krenarinë e Papa Klementit për origjinën e tij shqiptare, kontributin për vendin tonë sa i përket jetës kishtare e historiografisë dhe të tjera aspekte.

Në ceremoninë ku morën pjesë diplomatë, studiues e përfaqësues të komunitete të ndryshme fetare, Bushati foli edhe për vlerat pozitive që sjellë asocimi i emrit të Tiranës me Fondacionin e Papa Klementit.

Klementi i XI-të u zgjodh si Papë në vitin 1700 dhe qëndroi për 21 vjet në krye të kishës katolike. /Shqiptarja.com

 

Scroll to Top