Në këtë video 5 minutëshe tregohet shpërndarja dhe tkurrja e gjuhës iliro-thrake, që nga viti 1650 p.e.s, vit pas viti deri te mbijetesa e saj te gjuha shqipe në ditët tona.

Nga Besir Bajrami/ Video e krijuar nga nje grek me emrin Costas Melas ne YouTube.

Ka kohe qe nuk jam ne rrjedha me te rejat ne ate komunitet, ku dikur isha i perditesuar ne vazhdimesi, por kjo video mu duk goxha mbreselenese dhe informuese, sa per ta patur nje ide siperfaqesore se pse aq shume emertime (rajone, fise dhe krahina) te vjetra qe kane te bejne me iliro-thraket, jane te nderlidhura drejtperdrejte me gjuhen dhe identitetin tone etnik.

•Pra, iliro-thrakishtja (qe mund te merren si dialekte te se njejtes gjuhe), me gjithe te folmet e saj te dako-thraket, geto-daket, paonet, dardanet, myzet, bithinianet dhe mesapet, arrijne te mbijetojne te shqipja.

Periudha kritike kur e folmja (etnija) iliro-thrake ka qene afer zhdukjes, kane qene vitet e renies se Perandorise Romake (shekulli 5) dhe invazionit te sllaveve te jugut (shekulli 6). Ketu e ka fillimin edhe epoka e erret per te gjithe Europen, nga shekulli 5-6 (kur sllavet e nisin invazionin e tyre drejt Ilirise) e deri ne shekullin 10-11 kur edhe shqiptaret rishfaqen ne literaturen bizantine me emrin Arber (Alban). Eshte mbreselenese se si iliro-thraket e mbetur arrijne te rigrupohen (mbijetojne) perreth Dardanise dhe malesise se gegeve gjate periudhes se erret.

•E vetmja kritike per kete video, eshte “kujdesi” i shtuar i autorit grek, qe mos ta perfshij edhe maqedonishten e vjeter ne kuader te se njejtes gjuhe, por edhe territorin e Epirit te vjeter.

Perndryshe, ne videot tjera te tij, terthorazi kuptohet se si edhe vet greqishtja e vjeter i ka rrenjet nga iliro-thrakishtja, por qe me vone zhvillohet si nje gjuhe tjeter ne vete.

Scroll to Top