Ndriçim Xhepa rrëfen momentet e fundit të Xhevdet Ferrit
Aktori Ndriçim Xhepa, ka rrëfyer, kohë më parë, mes dhimbjes momentet e fundit të Xhevdet Ferrit.
Në një lidhje për TV “News 24”, ai pati thënë “se shkoi për ta parë në spital mikun e tij, ku po qëndronte prej një jave pasi u diagnostikua me kancer”.
“Mund të jem personi i fundit nga njerëzit e artit që e kam parë. Duke përjashtuar familjarët. Unë sa e mora lajmin që ishte shtruar në spital, kam shkuar aty. Bënë një lloj tolerance ata mjekët. Ndoshta bëra mirë, që shkova për ta parë.
Nuk e di sepse ishte në gjendje shumë të rëndë. Ishte me frymëmarrje me aparat.
Kam komunikuar pastaj me të shoqen, nëse mund të bëhej ndonjë përpjekje. Por fundi ishte shumë i shpejtë, në 24 orë. Shumë e dhimbshme sepse ishim shumë miq bashkë.
Ne përkojmë edhe si kohë, si moshë kemi filluar në të njëjtën moshë bashkë. Kontributi më i madh i Xhodës ishte në një mori filmash që ka në kinematografi. Ishim bashkë te “Dasma e Sakos” te “Delegacioni|. Ishte vërtet një djalë i zgjuar, me shumë bagazh, një aktor me shumë shije”, tha Xhepa.
“Kemi shkuar bashkë në Përmet kur xhiruam filmin e fundit. Kemi bashkëpunuar edhe tek Universiteti pasi ka qenë dekan i Arteve ndërsa unë isha pedagog i jashtëm. Në 96’ kemi qenë bashkë deputetë në parlament, pavarësisht kohës së keqe kur përkoi dhe pse ishte parlament cilësor.
Fillimit të dhjetori jemi takuar, por gjendja spitalore e tij ka qenë shumë pak ditë para vitit të ri. Ky dy javëshi i fundit ka qenë në spital. Unë kam pasur disa lëvizje, por jemi takuar, e kisha pranë Xhevdetin bashkë me Viktorin. Kur e kam uruar në verë që u bë gjysh e shijoi dhe e mori këtë lumturi nga e bija. Kemi punuar bashkë, kemi jetuar bashkë dhe ka qenë një kënaqësi”- vijoi Ndriçim Xhepa.