Ndahet nga jeta Ismet Amerika, biznismeni i cili financoi koncertin për Adem Jasharin në vitin 1998

Është ndarë nga jeta në moshën 62 vjeçare Ismet Guncati, i njohur me nofkën -Ismet Amerika.

Guncati si shumë bashkatdhetarë në vitet 98 – 99, dha një kontribut të çmuar në luftën e fundit në Kosovë duke ndihmuar UÇK-në forma të ndryshme. Gjithashtu ai në vitin 1998, ka financuar koncertin kushtuar, Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Pas përfundimit të luftës nga agresioni serb, Ismet Guncati u kthye me familje nga Amerika në qytetin Prizrenit dhe jetoi deri në ditët e fundit të jetës së tij.

Intervistën e tij në Amerikë në vitin 1998 dhe koncertin mund ta ndiqni në videon e më poshtme:

 

Scroll to Top