“M*ti sa sana”, Jeta Xharra porosi Albin Kurtit: E kemi ditë ku janë pronat e Radojiqiqit, edhe prapë nuk i kemi bastisë
Jeta Xharra, gazetare dhe moderatore e njohur, ka shkruar një postim në të cilin ka komentuar operacionin policor në veri të Kosovës, i cili po kryhet në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Zonja Xharra ka shkruar se që minimum tri vite është ditur se ku janë pronat e Milan Radojiçiqit, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga ShBA-ja e Britania e Madhe, të cilat prona ajo shkruan se i ka fituar me krim të organizuar bashkë me shqiptarë.
“Dmth e kemi dit per nje kohe te gjate, qe 3 vjet minimum, ku janë pronat e Millan Radojqiqit te cilat jane fitu me krim te organizum bashke me shqiptarë, edhe prap nuk i kemi bastis derisa u bo muti sa sana!” – shkroi ajo.