Momenti kur Meta futet në furgonin e policisë dhe niset drejt burgut “313” (VIDEO)
Ilir Meta do të qëndrojë pas hekurave në qelitë e paraburgimit të burgut “313”.
Pas seancës së gjatë gjyqësore prej më shumë se 5 orësh, ish-presidenti u kthye edhe njëherë në bllokun e sigurisë për të kryer procedurat për t’u vendosur në burgun “313”.
Në videon e mëposhtme duket momenti kur Ilir Meta futet në furgonin e policisë për t’u dërguar në qeli.
Më herët, Gjykata e Posaçme e cilësoi të ligjshëm arrestimin e Ilir Metës dhe vendosi ta lerë atë nën masën e sigurisë arrest me burg.