Mema: Kur hyja në odat e shqiptarëve të Kosovës, ndjeja dhimbjen si të isha fëmija i asaj shtëpie (VIDEO)
Gazetari i njohur, Marin Mema ishte sot i ftuar në emisionin “SOL” në Klan Kosova, ku trajtoi tema të ndryshme.
Ai në një moment u shpreh se kur ka hyrë në odat e shqiptarëve të Kosovës, siç u shpreh, ka ndjerë dhimbjen si të ketë qenë fëmija i asaj shtëpie, shkruan Klankosova.tv.
Mema tha se duhet lënë anash ata që duan të na shohin të ndarë dhe siç tha ai, t’i japim udhë vet asaj që na karakterizon.
“Kur kam hyrë në odat e shqiptarëve të Kosovës unë e kam ndjerë dhimbjen si të kem qenë fëmija i asaj shtëpie, sepse është i njëjti gjak që rrjedh në venat e mia”.
“Ne duhet ta kuptojmë të gjithë këtë gjë, duhet të lëmë në një moment të caktuar ata njerëz që përpiqen gjatë gjithë kohës të nda ndajmë, të na mbajnë të ndarë dhe t’i japim udhë vet asaj që na karakterizon, që është shpirti ynë, që është zemra jonë”, është shprehur ai.