Medalja “Gherg Kastrioti a Skanderbegu – mbret i Shciperise” e gdhendur nga skulptori Heinrich Kautsch
Në veprën me titull “L’Albania” të Vico Mantegazza, botuar në vitin 1912 në Romë nga shtëpia botuese “Bontempelli e Invernizzi”, në faqen 17 është një portret i Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Ky portret në libër është pasqyrim i medaljes së skulptorit Heinrich Kautsch. Veprat e tij janë në vende të ndryshme të Evropës. Ndër të tjera ka qenë ligjërues në Shkollën e Arteve Aplikative në Pragë dhe fitues i shumë çmimeve me vlerë për kohën kur ka jetuar.
Në punimin e tij, viti i lindjes (1404) dhe i vdekjes (1467) së heroit tonë kombëtar shqiptar janë të gabuara, megjithatë ka vlerë si punim dhe dokument.
Këtë punim e ka gjetur në arkiva Aurenc Bebja (Blogu Dars (Klos), Mat – Albania). /Telegrafi/