Me plis në kokë dhe shqiponjën dykrenare në të – Edon Zhegrova feston triumfin përballë Atleticos
Edon Zhegrova ka postuar dy foto pas triumfit 3-1 të Lilles në udhëtim te Atletico Madridi në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ylli i Kosovës nuk e nisi këtë takim nga fillimi, por që u fut në minutën e 16-të në fushë në vend të të lënduarit – Remy Cabella. Zhegrova shënoi për 1-1 në minutën e 61-të, duke lëshuar një predhë nga distanca, që e la të pashpresë Jan Oblakun për të intervenuar.
Fitoren e Lille e vulois më pas Jonathan David duke shënuar dy gola, një nga penalltia në minutën e 74-të dhe në të 89-të për 3-1.
Zhegrova në dy fotot e postuara në InstaStory shihet me plis në kokë dhe shqiponjën dykrenore, ndërsa në foton tjetër është me Angel Gomes. /Telegrafi/