‘Më përdhunoi vajzën 9-vjeçe’, shqiptari vret kunatin: Vrava njeriun që më helmoi fëmijën / Si e komentoni këtë veprim?!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos në Greqi, pasi një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë kunatin e tij 33-vjeç, Erion Pelivani po shqiptar.
Siç raporton ‘Protothema’, autori ka vrarë me arme gjahu, të cilën e kishte me leje, vëllain e gruas së tij të dytë dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin.
Në polici 50-vjeçari shqiptar ka deklaruar se e ka marrë vendimin për të vrarë kunatin, pasi mëngjesin e së martës (9 janar), vajza e tij 18 vjeçe i ka treguar se 33-vjeçari e kishte përdhunuar, që në moshën 9-vjeçare.
Ai me lot në sy u ka thënë autoriteteve: ‘Kam vrarë njeriun që më helmoi fëmijën’!
Gjithashtu vajza, nga martesa e parë, i ka treguar të atit se kohët e fundit viktima e shantazhonte se do t’i publikonte video dhe foto intime gjatë akteve të tij, duke i kërkuar një shumë parash, pasi ajo kishte filluar punë!
Autori 50-vjeçar është baba i tre fëmijëve nga martesa e tij e parë. Gruaja e parë ka humbur jetën në një aksident rrugor, ndërsa me gruan e dytë dhe njëkohësisht motrën e viktimës ka një fëmijë.
Autoritetet policore kanë sekuestruar armën e gjahut, ndërsa vajza do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.