Mbi 300 fjalë hitite njësoj si në Gjuhën Shqipe, katër mijëvjet të vjetra
Luftulla Peza…
Gjatë studimit tonë të gjuhës hitite kemi gjetur më shumë se 300 fjalë hitite, njësoj si në gjuhën shqipe. Këto fjalë shumica janë emra sendesh si: ANDA = në shqip Anda, ARA= ara, DUSK = dushk, GURTA= guri, AP= hap, HAS=has, KAN= kanë, LISSI = lisi, UN=unë etj. Por ka edhe emra njerzish si: Ana, Anita, Gima (Agim), Hana, Hasan, Ila (Ylli), Irma, Mark, Miti, Naki (Neki), Pask (Pashk), Salli (Sali), Sani (Sanie), Sara, Uk, Zina etj., që dëfton për prejardhjen e tyre më të lashtë se gjuha turke. Ka edhe fjalë të përdorimit shoqëror si: TAX = taksa, SALATA= sallata, PIRUNA= piruni etj., që tregojnë se shoqëria hitite ka qenë shumë e zhvilluar, ka përdorur taksat, në guzhinë kanë përdorur sallatën dhe pirunin. Kështu vërtetohet afërsia e madhe e gjuhës hitite me gjuhën shqipe.
Por gjuha shqipe me mjaft prova bindëse është vërtetuar se e ka origjinën e saj tek gjuha pellazge dhe ilire. Prandaj mendimi ynë është se gjuha hitie (ashtu si gjuha shqipe) e ka origjinën tek gjuha më e lashtë pellazge. Nga kjo gjuha Para-Indo-Hitite (ose Indo-Europiane) nga e cila rrjedh gjuha hitite del pikërisht gjuha pellazge, siç është vërtetuar për gjuhën shqipe. Kjo përbën një arritje mjaft të rëndësishme për gjuhësinë europiane, sepse i jep zgjidhje enigmës së vjetër për gjuhën Para-Indo-Hitite, e cila vërtetohet të jetë gjuha pellazge. Kjo e re, i jep gjuhës shqipe dhe mëmës së saj gjuhës pellazge, vendin e madh të nderit, që të jenë gjuha burimore e të gjitha gjuhëve të Europës, Amerikës dhe të Azisë jugë-perëndimore. Pikërisht këtë referat Paçarizi nuk e pranoi të referohet në seminar, sepse nuk don që gjuha shqipe ta zerë këtë vend nderi.
Qëndrimi negativ i komisionit të drejtuar nga drejtori Paçarizi, ndaj mendimeve të reja për gjuhën shqipe, tregon edhe nivelin jo të kënaqshëm të mësimdhënies të kësaj gjuhe në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, që duhet të analizohet. Por gjendje e sëmurë, mos më e rëndë, është aktualisht për gjuhën shqipe në Tiranë. Këtu gjuhtarët e rinj, të përkrahur edhe nga profesorët e tyre, janë në garë njëri me tjetrin ti heqin sa më shumë fjalë gjuhës shqipe dhe ti quajnë fjalë të huazuara greke, latine etj. Edhe fjalët shqipe, që Krispi i ka gjetur në Iliadë, si KAMBA, DRAPNI etj. i quajnë fjalë të huazuara greke. Kjo rrymë negative për të marrë pa merita doktoranturën, për rrogë dhe vendpune më të mirë, është në kundërshtim me të gjithë ecurinë shkencore.
Mjaft autorëve, bëjnë fjalë për substratin para-grek në gjuhën greke dhe para-latin në gjuhën latine. Numërohen me mijëra fjalë, që këto gjuhë kanë marrë nga gjuha më e lashtë pellazge, e përhapur në rajonin e mesedheut para ardhjes së grekëve osevendosjes së latinëve, që nuk shpjegohen nga gjuha greke dhe latine. Por këto punime as që studiohen nga gjuhtarët tanë.
Qeveria shqiptare duhet ta shohë me interesimin më të madh këtë çeshtje, sepse ju paguan pa meritë dhe kot rroga të larta shumë njerzve në institucionet e gjuhësisë dhe historisë dhe ata sistematikisht po dëmtojnë gjuhën për të cilën paguhen.
Gjuhtarët e sotëm shqiptar e kanë futur albanologjinë në një krizë të thellë mendimi dhe gjykimi. Ata e kanë blokuar lashtësinë e gjuhës sonë në mesjetë, duke pranuar si dokumentin e saj të parë Formulën e Pagëzimit. Por për këtë kanë shkelur rëndë disiplinën shkencore, duke mos pranuar të studiojnë të gjithë autorët të vendit ose të huaj, që kanë dhënë prova bindëse,që lashtësia e gjuhës sonë arrin në kohën e bronzit dhe në neolit
Pengesën themelore sot gjuha shqipe e ka tek institucionet që mban e paguan shteti: Qendrat Albanologjike në Tiranë dhe Prishtinë, Instituti i gjuhësisë në Tiranë, fakultetet e filologjisë (katedrat e gjuhës shqipe) në Tiranë dhe Prishtinë si dhe në Akademitë e Shekncave në Tiranë dhe Prishtinë. Shteti paguan para të madhe për ti mbajtur këto qendra studimore, por njëkohësisht duhet të kontrollojë ku shkojnë këto para. Sot profesorati i gjuhësisë shqipe mbron me fanatizëm standartin e vjetruar të gjuhës shqipe dhe cakun deri tek Formula e Pagëzimit si dokument i saj i parë, duke i sjellë dëm gjuhës dhe kulturës sonë. Jemi i vetmi popull në Europë, që ende nuk e kemi të saktësuar origjinën tonë. Dhe kjo jo sepse nuk ka dokumente, ato janë me shumicë, që e vërtetojnë origjinët tonë saktësisht, por ato ende nuk i kanë parë gjuhtarët dhe historianë tanë. Kjo ngarkon me përgjegjësi të rëndë Qendrën e Studimeve Albanologjike, që për mjaft dekada nuk kanë zgjidhur problemin themelorë: origjinën e gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar.
Duke bllokuar gjuhën shqipe me metoda anti shkencore është bllokuar padrejtësisht e gjithë gjuhësia dhe historia europiane, sepse gjuha shqipe i hap rrugën gjuhësisë dhe historisë europiane, si gjuha më e vjetër e saj. Studiuesit e huaj ende nuk idinë mashtrimet e studiuesve shqiptar, që janë dembelë dhe nuk studiojnë dhe u besojnë atyre, por e vërteta shpejt do të dalë.
Qeveria shqiptare dhe ministira MASH duhet ta analizojnë problemin me grupe ekspertësh dhe mos të paguajnë kot para, për një punë që nuk kryhet.