MAQEDONIA = ALBANIA (ARBENIA) / FAKTET GREKE KUNDËR GENJESHTRAVE GREKE

Nga Saqet Vejseli

Ky faktë që do shtjelloj këtu është një nga më të bukurit dhe një nga të pa kundërshtueshmit, që na vjen me një citim të Arvanitit, Kosta Biri, nga libri i tij me titullin “Arvanitasit, Dorianët e Helenizmit modern”.

Një libër tepër i bukur dhe tashëm po i rrallë.

Ai nga ana e tij i referohet shumë vite më parë një tjetër autori, jo modern, por mesjetar, me emrin Korone Xhani. Ja pra zonja dje zotërinj çfarë pohohet aty për ne shqiptarët, Gjergj Kastriotin, por dhe Maqedonasit e lashtë.

Batalioni maqedonas ishte trupi i mercenarëve arvanitë në gardën e mbretërve të Napolit. Rapsodi i bëmave të gjeneralit të famshëm arvanit Merkur Buas, Xhane Koroneo, gjatë gjithë poezisë së tij përmend kalorësit arvanitas që vet Bua, ka sjellë nga Moreja:

Peloponezianë, helenë, maqedonas dhe diku – diku, për t’iu përshtatur vargjeve të tij, ai në një varg i quan Maqedon dhe në tjetrin varg si shqiptarë (arvanit), duke barazuar plotësisht kuptimin e dy termave. Por ai shpesh herë e paralelizon heroin e tij me Aleksandrin e Madh, (pra e barazon Maqedonin me Shqiprin dhe Merkur Buan me Lekën), duke i dhënë fund kështu rapsodisë:

  • Të dëgjoni, mësuesit e Aleksandrit të Madh,
  • Sa shembull të e bukur që nxorrën dhe i than,
  • Që të jet mbret i parë dhe mjeshtri i kurorës,
  • Thonin, shih Aleksandrin për të parë Maqedonës,
  • Epo, atë që thoshin për Aleksandrin në atë kohë,
  • Tani thonë për Merkurin për të parë po “ato” (ushtarë).

Biris vazhdon më tutje dhe thotë se prijësi dhe heroi kombëtar i arvanitasve në shekullin e 15-të, Gjergj Kastrioti, i shkruante princit të Tarantos:

“Stërgjyshërit tanë ishin epirotët, prej të cilëve doli Pirro, të cilit romakët mezi i rezistuan vrullit të tij, ai që duke luftuar mbizotëroi Taranton e të tjerë shtete në Itali… dhe duke marrë parasysh se Shqipëria është pjesë e Maqedonisë, do të pranoni gjithashtu se paraardhësit tanë ishin edhe më fisnikë, të cilët me Aleksandrin e Madh në krye, vazhduan deri në Indi”.

Shpërndajeni pa fund sepse ky fakt flet shumë. Ka ardhur koha që gënjeshtrat dhe propaganda e shteteve fqinj të marr fund.

Faleminderit.

BURIMI: Teuta Ilire Reka

Scroll to Top