“Luga e Artë” dhe “ME-NAM” i Ermal Mamaqit pastruan para për Ilir Beqajn, thotë SPAK
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj zyrtarit të lartë të qeverisë shqiptare, Ilir Beqaj, kanë zbuluar sesi një numër biznesesh janë përdorur nga ortaku i kreut të Agjencisë pëer Menaxhimin e fondave me BE për të pastruar paratë. Ose për të qenë më të qartë, për t’i vjedhur ato me fatura fiktive shërbimesh.
Newsbomb.al publikon një pjesë nga dosja hetimore në ngarkim të Beqaj, ku shihet sesi në të paktën dy raste, dy biznese që veprojnë në fushën e gastronomisë ndihmojnë ortakun e ish-ministrit duke lëshuar fatura për shërbime që në realitet nuk janë kryer.
Rasti i parë është restoranti “Luga e Artë” në pronësi të shtetases Dhurata Thanasi. Nga dosja e zbardhur, rezulton se ajo është survejuar kur është takuar me shtetasin Ermal Kurtulaj, ortak i Beqaj, dhe i ka dhënë atij një zarf me para.
Paratë besohet se janë në vlerë e 259.000 lekëve të reja, ose rreth 2.6 milionë lekë të vjetra pasi Ermal Kurtulaj i ka kërkuar më herët në celular kësaj shtetaseje që t’i priste një faturë fiktive për “Shërbim Kateringu.” Të dy këta shtetas janë takuar në një lokal në Rrugën e Kosovarëve në Tiranë dhe aty kanë shkëmbyer paratë, shkruan newsbomb.al.
Lexo faksimilet e mëposhtme për rastin e parë:
Ndërkohë, në këtë veprimtari është përfshirë dhe një restorant tjetër me emër në kryeqytet. Bëhet fjalë për “ME’NAM”, një restorant në pronësi të barabartë të shtetasve Fisnik Fili dhe Ermal Mamaqi.
Referuar dokumenteve të Prokurorisë së Posaçme, Fisnik Fili pret fatura për organizimet e eventeve të restorantit “GAZONA” që dyshohet si lidhje e tërthortë e Ilir Beqaj. Kjo është provuar në të paktën dy raste.
Në dosje përmenden me detaje tre episode kur Fisnik Fili i restorant “ME’NAM” pret fatura me vlerë rreth 3.2 milionë lekë të vjetra në total. Pavarësisht hetimevem, deri më datë 18 Dhjetor 2023 SPAK thotë se Fisnik Fili nuk ka bërë blerje të subjekte të treta që në fund paratë t’i kalonin Ermal Kurtulaj, shkruan newsbomb.al.
“Këto fatura rezulton të jenë lëshuar nga shtetasi Fisnik Fili, por në fakt i përkasin restorantit “GZONA” dhe këto veprime janë kryer për qëllim që të fshihet lidhja mes Gzonës dhe shtetasit Ilir Beqaj, që është dhe vetë Drejtuesi i SASPACU-t që monitoron këto projekte”, thotë SPAK.
Lexo faksimilet e mëposhtme për rastin e dytë: