Lista e 71 dëshmitarëve/ Kush është i vetmi emër që mund të fundosë Zenin, Mediun dhe Berishën për tragjedinë e Gërdecit?!
Nga Luan Hoxha tek Ylli Pinari e Delijorgji, 71 emrat që SPAK ka kërkuar si dëshmitarë në Gjyqin e Mediut…
Fatmir Mediu duket se do të ketë një proces gjyqësor aspak të lehtë sa i takon Gërdecit. Ish-ministri i Mbrojtjes hoqi dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe kërkoi që të pyeten mbi 90 dëshmitarë, por duket se SPAK nuk ka qendruar “duar kryq”.
Klodian Braho dhe Arben Kraja kanë kërkuar që në këtë proces të thirren si dëshmitarë 71 persona, ku emri më i spikatur është ai i Shkëlzen Berishës. Por ai nuk është i vetmi. Djali i ish-Kryeministrit aktualisht po hetohet në një dosje tjetër lidhur me trafikun e fishekëve dhe dëshmitë në gjyqin e Mediut mund të përdoren nga SPAK për hetimet e dosjes në fjalë.
Emër tjetër është Ylli Pinari. Ky i fundit është ndër të paktët që u dënua për këtë tragjedi dhe bëri disa vite burg. SPAK po ashtu ka kërkuar të pyetet Mihal Delijorgji, një tjetër emër pranë familjes Berisha.
Por nëse shohim listën, mjafton që të dëshmojë vetëm një person dhe fundoset Mediu, Shkëlzeni dhe gjithë kupola e qeverisë së asaj kohe. Bëhet fjalë për gjeneral Luan Hoxhën. SPAK ka kërkuar që ai të merret si dëshmitar dhe të pyetet. Nëse Luan Hoxha u qendron atyre që ka thënë atëherë, pritet tërmet.
Për të qenë më të saktë, më 17 qershor 2009, 15 muaj pas tragjedisë së Gërdecit, produkt i korrupsionit qeveritar, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Shqiptare, Luan Hoxha, i sapo shkarkuar, kërkon një takim me urgjencë me ambasadorin amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, për të rrëfyer të vërtetën e Gërdecit. Takimi dhe rrëfimi reflektohet në një kabllogram sekret që Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, tre ditë më pas, më 20 qershor 2009.
Në kabllogram shkruhet se Luan Hoxha ishte ankuar se Shkëlzen Berisha i kishte bërë presion që të dorëzonte municion të kalibrit të lartë në Gërdec dhe pa vonesa.
“Hoxha tha se, kur vizitoi Gërdecin në mes të vitit 2007, ushtarët e tij po i kryenin këto dy detyra dhe në sipërfaqe nuk dukej se kishte diçka të dyshimtë. Ai akuzoi se gjatë gjysmës së dytë të projektit, duke filluar nga dhjetori 2007, ai ishte urdhëruar nga Mediu, për shqetësimet e tij të deklaruara me shkrim Kryeministrit Berisha (dhe Kryetares së Kuvendit Topalli dhe Mediut), si dhe pas presionit të drejtpërdrejtë nga telefoni nga “një i ri”, të cilin më vonë e identifikoi si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që të vazhdonte të dorëzonte municione të kalibrit të lartë në Gërdec dhe ta bënte këtë gjë pa vonesa”, thuhet në kabllogram.
Kabllogrami i plotë
“…Në një takim të kërkuar me ambasadorin, Hoxha tregoi historinë e tij që qendronte pas shkarkimit që iu bë kohët e fundit duke e lidhur këtë me shpërthimin e Gërdecit.
Në ndryshim nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili nëpërmjet deklaratave publike u vë fajin operativëve të ushtrisë për Gërdecin, Hoxha deklaroi në Ambasadë se që nga fillimi ish-ministri Mediu ka marë të gjitha vendimet, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve, deri te llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi.
Hoxha pranoi se stafit të tij i ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin, asgjë më tepër. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gërdecin në mes të 2007-ës, ushtarët e tij po bënin këto dy detyra, dhe në sipërfaqe u duk se s’kishte asgjë të gabuar.
Ai akuzon se gjatë pjesës së dytë të projektit, nisur në dhjetor 2007, ishte urdhëruar nga Mediu, pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër Kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një ‘djalë i ri’, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, “pa asnjë vonesë”.
I pyetur nëse e kishte raportuar këtë informacion për Prokurorinë e Përgjithshme, Hoxha u përgjigj “PO”, ai kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet për hetuesit, me përjashtim të informacionit lidhur me djalin e Berishës. Mbi këtë ai tha se nuk ndihej i sigurt që të fliste.
Ambasadori i tha se nëse hetimet e Prokurorisë do të jenë të suksesshme ata që dinë të vërtetën duhet të flasin hapur. Hoxha ishte dakord se në interes të drejtësisë ai duhej të fliste hapur, por nuk konfirmoi që do ta bënte këtë. (shënim: Hoxha tha se ka plot të tjerë që e dinë këtë informacion).
Koment: Ky është incidenti i dytë që një zyrtar shpreh një shqetësim të fortë, rrethuar me frikë, për sigurinë personale dhe profesionale, në fshehtësi të plotë me Ambasadorin. I pari erdhi nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Disa jashtë mbështesin versionin e ngjarjeve të Hoxhës. Si shef i ushtrisë, marrëdhëniet me ish-ministrin Mediu ishin gjithmonë të tendosura; ai duket se në mënyrë frekuente ishte jashtë loje duke patur mungesë autoriteti për të përmbushur detyrat në zyrën e tij.
Sipas të dhënave, Prokuroria e Përgjithshme duket se e ka fokusuar investigimin e saj larg ushtrisë dhe Mediut. Nëse versioni i Hoxhës përmban elementë të vërtetë mund të ndihmojë në dhënien përgjigje të elementëve relevantë dhe pyetjes më të madhe: Përse PD ka avancuar me sulmet konstante ndaj institucioneve të pavarura pikërisht në këtë kohë, duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar dhe duke e drejtuar atë drejt pikëpyetjeve për kredencialet demokratike të Shqipërisë kur ndodhet përpara ratifikimit të marrëveshjes me NATO-n…”.
Lista e emrave të dëshmitarëve të SPAK që thërriten në gjykatë:
1. Feruzan Durdaj
2. Zamira Durdaj,
3. Afërdita Canga
4. Alketa Hazizaj,
5. Fejzi Shehu,
6. Rigon Durdaj,
7. Mimoza Kruja,
9. Hekuran Kaca
10. Shkëlqim Prini
11. Nikolin Hazizaj,
12. Mirela Hazizaj,
13. Drita Cani,
14. Ramazan Alla,
15. Uran Deliu,
16. Mirela Dvorani,
17. Ndue Nikolli
18. Adelina Cani,
19. Ilir Kranja,
20. Veiz Muço,
21. Murat Zguri,
22. Fejzi Shehu,
23. Caje Ciku,
24. Arta Prini (Zela),
25. Qemal Mema
26. Zigur Canaj,
27. Julian Pando,
28. Petrit Behari,
29. Zabit Cuku,
30. Sadik Sula,
31. Agim Vrana,
32. Shaban Brahushi,
33. Begator Mane,
34. Bujar (Abdullah) Nasufi,
36. David Clark Howell
37. William Merrit Hart,
38. Sidney Tison Macintyre,
39. Rodney Spenser Taylor,
40. Kol Dedgjonaj,
41. Ismet Drenova,
42. Ardian Mullahi,
43. Plarent Ruka,
44. Bardhyl Hoxha,
45. Sokrat Papadhima,
46. Viktor Përshqefa,
47. Anila Lala (Gjergji),
48. Liza Maksuti,
49. Alma Zili
50. Anjola Agolli,
51. Aldo Bumci,
52. Shkëlzen Berisha, i biri i Sali Berishës,
53. Ylli Pinari,
54. Luan Hoxha
55. Armand Tartari
56. Ndue Marku,
57. Jorgo Mino,
58. Fatbardh Kuçi,
59. Gëzim Oshafi,
60. Denis Hajdari,
61. Agim Babameto:
62. Shkëlzen Madani,
63. Rezart Tërshana,
64. Besnik Dauti,
65. Dashnor Çaushi,
66. Fari Toska,
67. Zenun Fero,
68. Hilmi Laçaj,
69. Sokol Ngjeçi,
70. Mihal Delijorgji,
71. Dritan Minxolli
/Pamfleti