Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja epiqendra
Një tërmet me magnitudë 3.6 është shënuar mëngjesin e sotëm në Shqipëri.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) tërmeti është regjistruar në orën 06:32 në qarkun e Elbasanit.
Epiqendra ka qenë në Gurëshpatë të Elbasanit.