“Ky ishte fundi i Sali Berishës”, Çupi: Përdori gjithçka për t’i bërë keq vendit
Analisti Frrok Çupi, duke komentuar zhvillimet e fundit në drejtësi pohoi se ky është fundi i ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai tha se Berisha nuk mund të merrte dot fund pa ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ju i thoni mit me të drejtë dhe ju e dini se mitet e rreme bien përnjëherë. Ajo që krijoi ky njeri për fytyrën e vendin tonë, ishte një për bashkim e kanunit tonë me ligjet e mafies. Ky u bazua mbi nderin, moral dhe mbi burrninë, dhe praktikoi dhunën represioni, dhe shtypjen që ndodhin në vendet e Afrikës. Kam përshtypjen se do të hyjë në histori si dita e fillimit të lirisë, është ditë e jashtëzakonshme për lirinë e individit e shtetit. Sa për atë që se si mund të vazhdojë dhe si do shkojë, ky ishte fundi i Sali Berishës, për fat të mirë. Ishte një monstër, që pa ndihmën e SHBA nuk do kishte kurrë fund. Përdori gjithçka për t’i bërë keq vendit”, tha ai në ABC News.
Sipas Çupit, Sali Berisha përdori dy faza të ndryshe kohore për t’i bërë keq Shqipërisë.
“Praktikoi dy faza për ti bërë keq vendit. Në fazën e parë, në 1992, erdhi me strategjinë që duke ushtruar dhunë të mbante pushtetin dhe ndërkohë të fitonte, në 2005 erdhi me të njërën strategji, por duke ndërruar vendin e tyre . Erdhi me strategjinë për të fituar para, pasuri për të mbajtur pushtetin, por kushdo që I dilte para do ta vriste, Sali Berisha është i dhunshëm dhe hajdut”, tha ai./ abcnews.al