Ky është shkrimtari i parë shqiptar i nominuar për çmimin Nobel për Letërsi
At Gjerg Fishta është e para figurë që nderoi shqipërinë ndëkombëtarisht duke u dominuar për çmimin Nobel.
Dihet se Gjergj Fishta një personalitet i famshëm katolik shqiptar, i cili ka merita të padiskutueshme në krijimin e germave të gjuhës shqipe njëlloj si ato latine në Kongresin e Manastirit, në të cilin ishte dhe drejtuesi kryesor i Kongresit, ka edhe merita të tjera të padiskutueshme në veprat e tij nacionaliste si “Lahuta e Malcisë”, kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904.
At Gjergj Fisha shqiptari i parë kandidat për çmimin Nobel për letërsi, i mohuar e përçudnuar zyrtarisht për 45 vjet nga regjimi komunist, emri iu harrua, ndërsa vargjet e tij qarkullonin në popull, fshehurazi, gojë-më-gojë.
Shqiptarët nuk kanë fituar ndonjëherë çmimin Nobel për letërsi. Por, gjatë historisë së tyre, kanë pasur shkrimtarë të mëdhenj, të cilët janë bërë të famshëm në botë dhe shkrimtarë që janë propozuar edhe për çmimin Nobel. Më 1937, gjermanët propozuan Gjergj Fishtën.
Nuk ka rëndësi që Fishta nuk e fitoi atë çmim. E rëndësishme është se Fishta u çmua shumë edhe nga të huajt dhe nga ata u propozua për çmimin Nobel. Për çmimin Nobel para disa vitesh është propozuar edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, ku edhe ketë vit nuk e fitoi atë.