Ky është qyteti turk me rreth 1 milionë shqiptarë
Bursa, qyteti turk me 800 mijë shqiptarë!
Të vendosur në Bursa prej afro 100 vjetësh, familjet shqiptare nuk janë ndaluar të ruajnë gjuhën, vlerat dhe kulturën e tyre. Shqiptarët e Bursës, kanë ditur të ruajnë mjaft mirë edhe një prej vlerave më të mëdha të shqiptarëve, mikpritjen.
Të ardhur nga Shkupi e Kosova, ata janë përpjekur të ruajnë gjuhën dhe traditat shqiptare, madje edhe martesat kanë preferuar ti bëjnë me shqiptarë.
Historia në bursa është thuajse e gjallë, pasi asgjë nuk është prishur, që prej themelimit të saj si kryeqyteti i parë i shtetit osman në mes të 1335 dhe 1413.
Bursa, ky qytet me një zhvillim të jashtëzakonshëm, i cili shquhet për prodhimin e mjeteve motorike.