Ky është personi i cili fitoi 1.6 milionë franga në Loton Zvicerane!
Një person me fat në Zvicër tashmë është një milioner i sapokrijuar. Loto Zvicerane e bëri të ditur këtë të shtunën, ndërsa sipas njoftimit, fituesi mori në shtëpi 1.6 milionë franga, transmeton albinfo.ch.
Swisslos dhe Loterie Romande kanë njoftuar se numrat e fatit ishin 4 9 9 6 1 8. Gjashtë numrat e saktë me dhe pa numër me fat nuk u zgjodhën në shortin e numrave. Në shortin e radhës të mërkurën çmimi kryesor është 6.8 milionë franga, shkruan Blick.