“Kush ka vdek për atdhe, nuk ka vdekur por ka le”, Tifozat Kuq e Zi reagojnë pas vrasjes së policit në Mitrovicën e Veriut
Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në Kosovë, ku dy policë janë sulmuar me armë zjarri me njërin prej tyre që mbeti i vrarë në Leposavic në veriun e Kosovës pranë kufirit me Serbinë. I vrarë mbeti polici Afrim Bunjaku ndërsa Alban Rashiti mbeti i plagosur.
Kryeministri Albin Kurti e konsideroi këtë ngjarje “një sulm terrorist i porositur nga Beogradi” ndërsa së fundmi ka reaguar edhe tifogrupi i Kombëtares shqiptare, Tifozat Kuq e Zi.
“Kush ka vdek për atdhe, nuk ka vdekur por ka le. Qoftë i lehtë dheu i shqiptarisë për dëshmorin më të ri të kombit, Afrim Bunjaku! Ngushëllime familjes dhe gjithë shqiptarëve! Shërim të shpejtë për policin e plagosur Alban Rashiti. Nder dhe respekt për misionin tuaj në mbrojtjen e çdo pëllëmbe toke shqiptare!”- shkruan tifogrupi.