Kush ishin vëllezërit që “shkrinë pasurinë” për Qeverinë e Vlorës
Vit pas viti, sa herë vjen një përvjetor i Pavarësisë së 1912, që është nisja e një shteti shqiptar, dalin të dhëna të asaj kohe, të atij momenti historik. Një prej tyre është ajo që ka të bëjë e aspektin financiar të atij zhvillimi historik.
Vjen pyetja e thjeshtë dhe mjaft kuptimplote: kush ofronte para për një shtet në shpërgënj, pa asnjë kacidhe në kuptimin institucional të fjalës? Sigurisht që kontributet individiale, me theks patriotik.
Bektash bej Cakrani si edhe vëllai i tij Hajredin bej Cakrani, ishin dy personazhe me një peshë specifike në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe në mëkëmbjen e shtetit të brishtë shqiptar, duke ofruar pa kursim jo vetëm angazhimin e tyre patriotik, por edhe pasurinë e familjes së tyre.
Në qeverinë e Vlorës, Bektash bej Cakrani ishte emëruar si ministër i Thesarit. Në një kohë kur nuk kishte asnjë burim financiar, Bektash bej Cakrani e paguante Qeverinë e Vlorës me të ardhurat e familjes së tij, përgjatë gjithë vitin 1913. Ai do të financonte të gjithë të ardhurat që do t’i duheshin gjatë turit diplomatik Ismail Qemalit, kur ai do të udhëtonte drejt Londrës së bashku me Luigj Gurakuqin, Isa Boletinin dhe të tjerë anëtarë të delegacionit shqiptar, për të siguruar kufijtë e shtetit të sapokrijuar shqiptar.
Ky fakt del qartë në këtë letër sekrete (origjinali frëngjisht) që Bektash bej Bakrani ia shkruan vëllait të tij Hajredin bej Cakranit, duke i kërkuar me urgjencë t’i dërgojë në Vlorë para të mjaftueshme për 10 vetë, që do të qëndronin në Londër për 20 deri 25 ditë, ndërsa thekson se monedhat duhet të ishin lira floriri, pasi ato këmbeheshin atje.
Teksti i letrës në frëngjisht:
“Hautement confidentielle! Cher frère Hajredin!
Je voudrais venir de personne pour ce travail urgent, mais nous devons preparer autres choses indispensables pour demain. Ismail Bey a chargè des personnes de vous amener et aller avec lui á l’ètranger, entre les navires grecs que de voile le Sazan et Karaburun, pour arriver chez les Anglais pour la question des frontières, travail que Mehmet Bey a commencè en Dècembre. L’incident d’Instambul a aide les Serbes et les Grecs, et ce qui se passe en Nord avec les Serbes et en Sud entre le grec, ne promette rien de bon. Je vous envoie le personne de mon confiance pour vous avertir de recontrez ce soir Sulo Bey d’urgence et tous les deux doit remedier les lires d’or suffisante pour envoyer 10 personnes chez les Anglais et les maintenir pour 20-25 jours, ils doit sembler nobles.
Je n’ai pas assez d’argent avec moi pour ce grand engagement, ètait tout inattendu. Dèpèches-vous de rencontrer immèdiatement Sulo Beyet demain matin vous devez etre en Vlora avec l’argent, le travail et urgent, il n’y a pas de temps.
Bektash Bey
Përkthimi në shqip:
(Shumë sekrete! I dashur vëlla Hajredin!
Bektash Cakrani
Unë do të doja të vija vetë në këtë punë urgjente, por ne duhet të përgatisim disa gjëra të nevojshme për nesër. Ismail Beu ka udhëzuar njerëzit që do marrë dhe të shkojnë me të jashtë vendit, mes anijeve greke që lundrojnë Sazanit dhe Karaburunit, për të arritur tek anglezët për çështjen e kufirit, punë që Mehmet Beu e filloi në dhjetor. E keqja që ndodhi në Stamboll ka ndihmuar serbët dhe grekët, dhe ajo që po ndodh me serbët në veri dhe në jug me grekët, nuk premton asgjë të mirë. Po ju dërgoj njeriun tim të besuar që të njoftosh sonte me urgjencë Sulo Beun dhe të dy duhet të sillni lira flori, se ato shkëmbehen andej, për 10 vetë që do venë tek anglezët dhe për të ndenjur atje 20-25 ditë, se ata duhet të duken fisnikë.
Unë nuk kam para të mjaftueshme me vete për këtë punë të madhe, se ndodhi fare e papritur. Nxitoni për të takuar e mbaruar këtë punë me Sulo Beun dhe nesër në mëngjes ju duhet të jeni në Vlorë me gjithë të holla, puna është urgjente, nuk ka kohë.
Bektash Bej