Krenari/ Nga Lushnja në Greqi kur ishte 4 vjeç. Sot shef kuzhine në një nga restorantet më të mira në botë

Nëse shumë kush mund ta mendojë të zymtë marrëdhënien e shqiptarëve me grekët, ndryshe e shikon Eraldo Ziu. Një myzeqar që jeton prej moshës 4-vjeçare në Greqi i bëri bashkë grekët e shqiptarët si askush tjetër: me receta dhe humor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

Ai u bë i njohur në Tik-tok për videot ku tregon për pasionin e tij më të madh, që njëkohësisht është profesioni i tij, kuzhina por edhe me humorin që i shoqëron recetat e tij. Ai thotë se përmes videove të tij ka ndikuar jo vetëm në marrëdhëniet mes grekëve dhe shqiptarëve, por edhe në futjen e kuzhinës shqiptare, në shtëpitë dhe restorantet greke.

“Unë linda në Lushnje, por jam larguar nga Shqipëria që në moshën 4-vjeçare. U larguam së bashku me familjen në Greqi, këtu ku u rrita. Unë bëra shkollën për kuzhinë në Greqi, por më shumë kam mësuar në restorantin e familjes që e kishim në një ishull përreth 10 vjet, por u mbyll për shkak të pandemisë.

Recetat e mia janë kryesisht shqiptare dhe shikohen shumë në Greqi. Besoj se grekëve u pëlqen kuzhina shqiptare. Tani kanë shfaqur interes jo vetëm për të mësuar se si gatuajmë ne shqiptarët, por edhe për t’i gatuar ata vetë.
Tani unë punoj në Zvicër në një resort që ka 7 kuzhina të ndryshme mesdhetare, por jo shqiptare.

Shpresoj shumë që kuzhina shqiptare të futet sa më shumë në restorantet në mbarë botën. Në Greqi tashmë ka nisur të gatuhen recetat shqip. Kam mësuar se janë disa restorante të cilat kanë futur në menynë e tyre tricelen. Në Athinë kishte shumë interes për trilecen. E mësova këtë pasi bëra një video me këtë recetë, e cila pati mijëra shikime. Tashmë në Athinë në disa restorante ofrohet kjo ëmbëlsirë”, u shpreh Ziu në Dritare TV./L.F-dritare.net

Scroll to Top