Kohë të vështira për Elvana Gjatën! Bllokimi i llogarive bankare të Ervin Matës, SPAK “konfirmon” hetimin e pasurive të këngëtares
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar HEC- “Drita” në pronësi të Erzen Breçanit dhe familjarëve të tij. Ndërsa Ervin Matës i janë sekuestruar, llogari bankare, automjete si dhe janë duke vijuar hetimet për prona të tjera në emër tyre të apo familjarëve.
Këtë të premte në Apelin e Posaçëm, do shqyrtohej ankimi që kanë bërë avokatët e personave të akuzuar, lidhur me kundërshtimin e sekuestros por seanca u shty për një ditë tjetër.
Burime për Report TV nga SPAK bëjnë me dije se po vijojnë hetimet për pronat e tjera që mund të jenë fshehur nga të akuzuarit duke përdorur persona të tjerë. Nën hetim pasuror është edhe këngëtarja Elvana Gjata, emri i së cilës përmendej në përgjimet e zbardhura të aplikacionit “Sky Ecc”.
Mes Ervin Matës, Erzen Breçanit dhe djalit të tij Eralbit, flitet për transferimin e shumave deri në 500 mijë euro, nga llogaria e Elvanës. Konkretisht, në faqen 83 të dosjes, citohet një bisedë e Erzen Breçanit me djalin e tij Eralbin. /tema