Këso rrahje skeni parë! Përplasje të ashpra në takimin e Ramës në Londër (Video)
Thirrjet “Rama ik”e ndoqën Kryeministrin deri në Londër, atje ku disa shqiptarë e pritën me protesta jashtë dyerve të stadiumit ku të dielën u takua me atdhetarët.
Të njejtat thirrje u dëgjuan edhe pasi Edi Rama nisi fjalën, afro 30 minuta me vonesë nga orari që kishte lajmëruar ditë më parë. Protestuesit u larguan me forcë nga rojet e sigurisë. Njëri prej tyre përfundoi në spital, ndërsa pati pretendime për dhunë. Këto episode e detyruan kryeministrin që të niste fjalimin me etiketime për protestuesit.
Para se t’ju kërkonte votën, u premtoi shqiptarëve të cilët kanë mbërritur ilegalisht në Britani lehtësi në regjistrimin e fëmijëve dhe rikthimin e emrave e mbiemrave që u detyruan t’i ndërronin kur u larguan nga Shqipëria, shkruan A2 CNN.
Pas 11 viteve në pushtet, tha se i duhej vota e emigrantëve për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Po ashtu, Rama tha se vota e diasporës do t’i jepte mundësi opozitës që të shpëtonte nga ata të cilët e kanë marrë peng.
Në fjalimin e tij, Rama u ndal gjatë edhe te vrasja në derën e shkollës “Fan Noli” që tronditi Shqipërinë, por jo për të kërkuar ndjesë për mungesën e sigurisë në institucionet arsimore, por për të fajësuar mediat e kundërshtarët politikë.
Duke pranuar se në Shqipëri shumë gjëra nuk funksionojnë ende, emigrantëve u bëri thirrje të rikthehen në vendin e tyre.