Karamuço: Në telefonin e një të kërkuari zbulohet prostitucion, vajzat paguhen 100 mijë euro në ditë…
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë deklarata të forta, teksa ka folur për krimet e zbuluara nga mesazhet e dekriptuara dhe nga zbërthimet e telefonave të personave me precedentë kriminalë.
Karamuço tha se nga celulari i një personi në kërkim janë gjetur mesazhe prostitucioni, korrupsioni dhe shumë veprash kriminale.
Ai deklaroi në një dalje televizive në këtë telefon del një personazh tjetër që porosit femra shqiptare për Dubai.
Sipas tij, për të kaluar disa ditë me një vajzë jashtë territorit të Shqipërisë, e paguan këtë të fundit 100 mijë euro në ditë.
“Në këtë celular del edhe një personazh tjetër që porosit femra shqiptare për Dubai, dhe i pyet, si i do. Do dalin çudira, është prostitucion, korrupsion, indicie. Janë pjesë kronologjie të jetës së një personi që është marrë me shumë gjëra të pista.
Të bie perdja dhe të kuptojmë kush janë zyrtarët. 100 mijë euro në ditë, është e shënuar në celular, 100 mijë euro në ditë për të kaluar një javë, 3-4 ditë diku, jo në Shqipëri”, theksoi Karamuço./ CNA