Ish-ushtaraku: Si e stërvita Adem Jasharin në Tiranë! Sali Berisha më pushoi nga puna!
Këtë të premte në Esencë, ishte i ftuar, ish ushtaraku Ylli Mici. Ai ka qenë deri në fillim të vitit 1992, Shef i Katedrës së Zjarrit në Akademinë Ushtarake të Forcave Tokësore Skënderbej. Eljan Tanini bisedoi me Ylli Micin edhe për sekretet e kësaj stërvitje të 104 burrave në Tiranë.
Eljan Tanini: -Cili ka qenë pozicioni juaj në këtë drejtim? Me çfarë merreshit ju në atë kohë?
Ylli Mici: -Unë kam qenë në Akademinë Ushtarake Skënderbej, kam qenë pedagog dhe shef i katedrës së zjarrit, merreshim me armatimin e qitjet. Erdhi një urdhër nga ministria jonë pasi Ramiz Alia ra dakord me Ibrahim Rugovën, u ra dakord që edhe Kosova të reagonte jo vetëm me demonstrata por me armë. Kishte përgatitje fizike, xhenio, taktikë zbulimi, përdorimi i mjeteve mjekësore etj… Ishim 9 pedagogë që do të merreshin me këto disiplina të veçanta. Unë kërkova gjysmën e kohës sime. Madje bëmë edhe diçka tjetër, pasdite në Surrel qëndronte Agron Dhimarko, merrej me armën e radhës, stërvitjen e radhës. Të nesërmen vinin në poligonin e qitjes së akademisë. Me një armë mësohej pasdite, praktikohej paraditen tjetër në polygon. Nuk kishim limit municionesh, ishte pa fund.
Eljan Tanini: -Kur erdhën ata për herë të parë, më 1 Tetor të vitit 1991?
Ylli Mici: -Po. Vinin kryesisht nga diaspora dhe nga Maqedonia. Vinin me Avion në Rinas. Për ta sëtrvitja ishte stërvitje me intesitet të lartë. Ata ishin të sigurtë, kërkonin armatim për veprimtarinë luftarake. Kanë qenë Sali Çekaj dhe Adem Jashari që e kërkuan këtë gjë me insistim, por nuk ishte e kollajt. U diskutua në shtet, për çdo kërkesë për çdo problem ne ishim gati! U ra dakord që të armatoseshin këta 33 persona. Ata morën më shumë armë se për një person. Pasi iku grupi i dytë ne prisnim grupin e tretë. Forcat serbe ndërhynë, bënë raprezalje dhe kjo gjë dështoi. Ata erdhën në 1 tetor dhe ikën në fund të muajit. Stërvitja bëhej me intesitet. Çdo gjë ishte sekrete. S’duhet të kishte gjurmë.
Grupi i dytë u dekonspirua. Shërbimet e huaja nuk rrinë kot. Në total ata ishin 104 vetë, një pjesë ishin pa ushtri. Këtu u përgatitën në mënyrë shumë të mire. Adem Jasharin e kam takuar në grupin e dytë. Ishte me trup të madh me ato mustaqe të mëdha, nga Drenica, njësoj si në pikturat e Abdurahim Buzës. Ishte i fuqishëm në pamje dhe i qetë. Adem Jashari ishte pa fjalë, i kudo ndodhur.
Eljan Tanini: A ishte Adem Jashari udhëheqësi i grupit?
Ylli Mici: Ishin nga vende të ndryshme, Drenica, Podujeva etj… Njëri ishte nip, tjetri kushuri. U bënë edhe më të lidhur pasi ikën nga këtu. Vajza nuk kishte për shumë arsye. Kjo ishte një nismë ku çdo muaj do të vinte një grup që do të stërvitej këtu te ne, ku më pas do të përhapeshin në të gjitha rajonet e Kosovës, duke u bërë nxitës për të tjerët.
Eljan Tanini: -Kanë ikur në shi, në të ftohtë?
Ylli Mici: -Po. Shi, dimër, ftohtë. Të gjithë kanë marrë nga dy automatikë. Bashkë me arkën e municioneve që shkonte 25 kile, është vetë materiali, edhe arka që ka peshë. Koha nuk u eci mbarë.
Eljan Tanini: -Nga ikën, i përcollët ju?
Ylli Mici: -Në grupin tonë ne kishim edhe dy zbulues, jepnin taktika të zbulimit, nga më të mirët. Kastrioti i shoqëroi deri në një pikë kufitare. Ikën me autobusat e Minisrisë së Mbrojtjes bashkë me pajimet e tyre deri në Kukës. U nisën ashtu deri thellë në Kosovë afër Pejës. Nuk janë dekonspiruar. Ne u dhamë shumë porosi. Me dy grupe nuk bëhej nami, duhej më shumë.
Eljan Tanini: -A mund të themi që nga këto dy grupe nisi edhe vetë UÇK-ja?
Ylli Mici: -Po, patjetër. Adem Jashari ishte fillesa, prej tij nisi çdo gjë. Nipi i Ademit ishte 17 vjeçar, kishte edhe 55 vjeçarë. Ishin të përkushtuar, të vendosur. Ishin atdhetarë.
Eljan Tanini: -A mësonin shpejt?
Ylli Mici: -Aty kishte më shumë veprime praktike, nuk kishte teori. Ne i mësonim teknika të ndryshime lufte sepse çdo gjë, çdo armë kishte specifikën e saj.
Eljan Tanini: -Ku hanin, ku laheshin, ku qendronin?
Ylli Mici: -Ata rrinin në Surrel. Atje është një bazë, fjetoret, ushqimi ishin atje. Në stërvitje i shfrytëzonin të gjitha, koha ishte e ngjeshur. Mësonin anën teknike dhe atë praktike, nuk lejohej të dilnin, e as mos të merrnin kontakte me banorë të zonës. Grupi i dytë u organizua me një vajtje në Krujë, pastaj në një koncert te Teatri i Operas etj… Këto lloje daljesh kanë qenë në qytet.
Eljan Tanini: -Si ishte nga afër Adem Jashari?
Ylli Mici: -Ademi në pamje të parë dukej sikur ishte një njeri jo komunikues, i rëndë. Kur flisje me të ai skuqej. Ishte njeri që të bënte për vete. Ishte shumë i dëgjuar.
Eljan Tanini: -Më tregoni një rast që ka të bëjë me armët e Adem Jasharit? Një mënyrën si gjuante ai me armë, me granata-hedhës?
Ylli Mici: -Ata u stërvitën me të gjitha armët që ka ushtria shqiptare. Dmth: Pistoletë, automatik, mitroloz i rëndë dhe i lehtë, granata e dorës, granata-hedhës, murtaja 60 mm etj… Pra u bënë të gjitha armët që kishim ne në dispozicion. Granata-hedhësi është armë shumë e fuqishme, kur goditet tanku me të, tanku ndalon. Aty rastësisht bënte punë Instituti i Punimeve të Ushtrisë. Ata kishin vënë një shënjë, me 10 a 15 pllaka çeliku, duke matur sasinë e lëndës plasëse. Kur qëlloi Ademi në të, pra në fletën që imitonte tanksin, ajo u çua sipër dhe ra poshtë më pas si gjethe. Ajo fleta prej hekuri nuk lëvizte më prej aty. Nuk e ngrinim dot më! Ata thanë direkt këtë armë duam ne! Ademi tha: A mund të marrim nga këto ne? Po, i thashë unë! Por, është e vështirë për të manovruar. Juve do të ktheheni me rrugë. Kjo na bënte punë thoshte.
Eljan Tanini: -E bukur është jeta e këtyre njerëzve për ta dashur Kosovën me Shqipërinë, ose të pavarur si fillim e pastaj me Shqipërinë. Ne Shqiptarët e Shqipërisë nuk e kuptojmë dot dhembjen e shqiptarëve të Kosovës. Zotni Mici, çfarë ju thanë juve për këtë stërvitje, çfarë nuk duhej të harxhohej pa praninë tuaj ushtarake?
Ylli Mici: -Kjo ishte një stërvitje që do ti mundësonte këtyre të ishin të aftë për luftë. Mbaj mend se dikur kërkova shtimin e orëve. Pasi u dhanë detyrat e tjera, komandanti i Akademisë më tha: Nuk do të ketë asnjë qitje pa qenë ti në vijë. Nuk pati asnjë problem. Aksidentet janë nga më të ndryshmet. Vajti çdo gjë mirë. Ku ka armatim, ka edhe probleme. Ata ishin shumë të kënaqur, na donin. Në vitin 1991, këta djem u stërvitën këtu te ne.
Eljan Tanini: -Ju deri në cilin vit vazhduat punë në akademi? Cila qeveri ju pushoi nga puna në vend që të rriteshe në detyrë?
Ylli Mici: -Më zunë edhe mua ndryshimet politike që u bënë. Në fillim të vitit 1992 më thanë se do të shkarkohesha nga Shef i Katedrës në Akademinë Ushtarake. Këtë gjë ma komunikoi një ish studenti im. Në fund të vitit mësimor do të të heqin fare nga puna, fund qershori. I thashë “Lamtumirë Ushtrisë”. Gjërat nuk po ecnin mirë. E drejta nuk gjendej. Qëllimi i pushimit nga puna ishte ‘’Reforma’’. Nuk kishe se ku të ankoheshe!
Eljan Tanini: -A ka ardhur Adem Jashari në shtëpinë tuaj?
Ylli Mici: -Në vitin 1993 ata kanë ardhur në Tiranë, vinin edhe për të na takuar. Nuk kisha edhe kohë që të njihesha me ta. Më kontakton Kastrioti dhe më thotë se kanë ardhur djemtë, Ademi, Saiti etj… Lamë një takim te Piramida. I thashë se duhet të bësh një vizitë në shtëpi. Nuk quhet nëse nuk vjen në shtëpi. Babai im ka qenë partizan në zonën e Drenicës, kisha edhe vajzën e vogël fare në atë kohë. Biseduam për shokët tanë. Babai kishte ende njohuri për ato zona. Ndenjën deri pasdite. Rrinin në një hotel këtej nga Ish Stadiumi Qemal Stafa. Ata kishin armatime, ne fshatin e tyre nuk hyje dot kollaj. Ne zonat e tyre kishin një farë autonomie.
Eljan Tanini: -A ju tregonte Ademi për organizimet e atyre viteve?
Ylli Mici: -Ajo ishte një kohë mbijetese. Serbia i mori vesh këto gjëra dhe i kishin nën vrojtim. Ademi ishte komandant i kësaj njësie edhe moralisht
Eljan Tanini: -Si u organizuan këta djem?
Ylli Mici: -Vetë. Kullat i kishin bashkë. Nuk kishin synime afatgjata.
Eljan Tanini: -Keni patur më pas kontakte me këta djem?
Ylli Mici: -Unë kam qenë në dasmën e djalit të Ademit, në kohën kur shkohej lirisht në Kosovë. Kam qenë me Hysenin.
Eljan Tanini: -Si e morët vesh vrasjen e Adem Jasharit?
Ylli Mici: -I ndiqnim lajmet. Ademi u bë i njohur, u tha në lajme për Prekazin. Shtanga! Adem Jashari, i them babait. Ai shoku im. Prindërit e mbanin mend. Marr në telefon dikë në Shkup, një kursant nga ata ishin këtu. Ai më mori të nesërmen në telefon, që mos kujtonim që ishte lajm i rremë por jo vetëm kaq! Ata na ftojnë vazhdimit në ngjarjet e tyre.
Eljan Tanini: -Kjo fletore është për çastet e stërvitjes, shënime të mbajtura nga Ylli Mici ku ndër ta është edhe emri i Adem Jasharit. Aty janë të gjithë emrat, llojet e armëve, qitjet, fisheket etj…
Ylli Mici: -Këtë fletore e kam mbajtur për vijueshmerinë e stërvitjeve. Minush Luma, Komandat Toge, qitje me pistoletë, Sali Çekaj. Adem Jashari, grupi i dytë, toga e dytë, nga 8 fishekë, 5 kanë goditur në tabelë etj… Këto shenime i kam mbajtur për të parë ecurinë. Ishte Ramiz Alia ai që dha urdhër për të stërvitur në Shqipëri shqiptarët e Kosovës. Takohemi edhe herë-herë me djemtë që janë stërvitur te ne, bisedojmë të kaluarat tona
Eljan Tanini: -Zotni Mici, duhet të keni një lloji krenarie personale për këto kujtime që keni kaluar me këta djem?
Ylli Mici: -Edhe nëse do ta nisja nga fillimi këtë që më ka ndodhur, kështu do të veproja, njësoj. Unë kam luajtur ping pong. Më ka ndihmuar shumë ky sport, ka lidhje me përqëndrimin.
Eljan Tanini: -Ndiheni i pa motivuar kur nuk ju ftojnë në aktivitete në lidhje me Adem Jasharin?
Ylli Mici: -Po, e kam një merak të tillë. Kur u vu monumenti i Adem Jasharit në Rrugën e Durrësit nuk na ftuan. Ambasadori i Kosovës nuk ishte marrë fare me këtë punë, kemi pasur përplasje me të
Eljan Tanini: -Kam disa pyetje për ju, vijojmë me to më poshtë. Pyetjet kthejnë të shkuarën në të tashme, pra e shkuara ju bën juve pyetje në të tashmen, rikthehet. Mirëmbrëma, jam Adem Jashari. Si mendoni ju Ylli Mici, a do të bashkohet ndonjë ditë Shqipëria me Kosovën?
Ylli Mici: -Po. Kurrë mos thuaj kurrë!
Eljan Tanini: -Ylli, Adem Jashari jam. Mos më kanë mitizuar më shumë si hero, apo unë meritoj më pak se kaq?
Ylli Mici: -Po. Adem Jashari meriton edhe më shumë se kaq.
Eljan Tanini: -Adem Jashari e ka një hall. A kemi punu mirë me stabilizu Kosovën, apo vuajmë ende?
Ylli Mici: -Ka shumë problematika.
Eljan Tanini: -A është mirë bukur, pastër, negative, e rëndë, nëse disa fëmijë në Prekaz, qenin e tyre e quajnë Adem?
Ylli Mici: -Abababaaa! Mos ma kishe bërë më mirë këtë pyetje. Do isha më i kënaqur. Nuk dua ti jap kësaj gjëje rëndësi fare.
Eljan Tanini: -Adem Jashari jam, prapë unë. Shqiptarët e Kosovës, a e duan ende Shqipërinë, apo hajd mo?
Ylli Mici: -Them që e duan, ne jemi një tani.
Eljan Tanini: -Adem Jashari e ka edhe një pyetje. A mendoni se Shqipëria nuk ka bërë aq sa duhet me Kosovën?
Ylli Mici: -Ka pasur periudha të ndryshme. Në përgjithësi ka bërë
Eljan Tanini: A e ka fyrnizuar me armë të mira Shqipëria Kosovën për të luftuar serbët?
Ylli Mici: -Po, e ka furnizuar mjaftueshëm.