Ironia e Evi Kokalarit: Të paktën tani e dimë kush e paguan Norën (Grida Dumën)
Grida Duma është vënë në shërbim të familjes Berisha mbrëmjen e djeshme, duke nxjerrë në emisionin e saj Argita Berishën, për t’u mbrojtur nga akuzat e korrupsionit që rëndojnë mbi familjen e saj.
Nga emisioni u vu re qartë që ajo ishte shumë dashamirëse ndaj Argitës, të cilës iu bënë pyetje vetëm për të thënë ato që donte të thoshte ajo, ndaj me ironi, Evi Kokalari thotë se të paktën e morëm vesh se nga kush paguhet Grida Duma, ose Nora e Kelmendit, siç e cilësonte Berisha dikur Grida Dumën.
“Të paktën tashti dimë se kush e paguan Norën”, shkruan Kokalari.
Berisha e kishte krahasuar Gridën me Norën e Kelmendit për shkak të rezistencës përpara kryeministrit Edi Rama, pak para se ajo të linte mandatin, për t’u bërë “gazetare”.
“Unë do përgjigjem me të vetmen kërkesë ndaj jush, që ta gjykojmë këtë fjalë timen pas 100 vitesh. Ata që do lexojnë, cfarë do gjejnë pas 100 vitesh? Do gjejnë një grua, e cila i vuri kësulën që meriton pashait, më të merituarën dhe do shohin se ky pasha përdori një gjuhë që nuk mund ta përdorte kurrë në atë Kuvend.
Përveç kësaj ky pasha, dy vjet më parë në fushatë i lejoi vetes një akt rrugaçërie ndaj saj. Grida Duma u ngrit në zenitin e guximit, mençurisht shfrytëzoi momentin e deklaratës së tij dhe i dha përgjigjen më epike. Nëse nuk e dimë se çfarë ndodhi me Vuc Pashain nga thika e Norës, shqiptarët do ta dinë se cfarë ndodhi me gojën e Edi Ramës nga përgjigja e Grida Dumës. Shqiptarët do të mbajnë mend përgjigjen epike.
Tani nuk po merrem me lukun e Norës dhe lukun e Gridës, por u mora me guximin e tyre. Nora ishte guximi në atë qëndresë, por edhe Grida simbol i një guximi. Ajo bëri një akt të jashtëzakonshëm dhe unë e kam thëne për guximin që tregoi. Sa i takon cila ishte më e bukur, Nora apo Grida këtë t’ua lëmë piktorëve, artistëve t’i përshkruajnë,”- thoshte Berisha.