INTERES I MADH PËR GJUHËN SHQIPEN NË DIASPORË/ TASHMË MËSOHET NË 400 SHKOLLA NË 22 VENDE TË BOTËS
Moza Hysa është shkrimtarja dhe drejtoresha e Qendrës së Botimeve të Diasporës. E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ajo ka zbuluar se interesi për gjuhën shqipe në diasporë ka qenë i madh, pasi tashmë janë 400 shkolla të hapura në 22 vende të botës.
Hysa ka theksuar se gjuha jonë numëron mbi 10 milionë folës dhe 8 milionë në emigrim.
“Me shumë dëshirë e ka përforcuar këtë nismë dhe Diaspora. Kemi tashmë mbi 400 shkolla, kurse të gjuhës shqipe në 22 vende të botës, mbi 700 mësues dhe mbi 30 mijë nxënës që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe në shkolla të rregullta dhe në kurse jashtë shkollore në shoqata të ndryshme. Qendra jonë merret pikërisht me mbështetjen e këtyre shkollave dhe kurseve, por dhe me aktivitete të tjera”, u shpreh ndër të tjera ajo.
Videon e plotë mund ta shikoni duke klikuar KËTU: /abcnews.al