Instagramin e kryeson çifti Kiara-Luiz, ja 15 personazhet më me ndikim për 2023
Beteja për followrsa në Instagram është beteja më e fortë për figurat publike në Shqipëri dhe jo vetëm. Instagrami është rrjeti i dytë social pas Tik Tok-ut më i përdorur, edhe pse ky i fundit preferohet më pak nga VIP-at.
Kjo platformë e cila përdoret nga 1.3 miliardë njerëz në botë, sigurisht ka një ndikim të madh në imazhin dhe performancën e tyre.
Terra Marketing me në krye Blerim Gjeladinin kanë realizuar një listë, ku renditen personazhet publike me më shumë ndikim në Instagram.
Listën këtë vit e udhëheq Kiara Tito, si personazhi më me ndikim në Instagram, e cila ndiqet nga bashkëshorti i saj, personazhi i vitit 2023, Luiz Ejlli.
Me mbi 796 mijë ndjekës Kiara Tito dhe mbi 624 mijë ndjekës Luiz Ejlli, cifti duket se është më i pëlqyeri në Instagram.
Kiara ka pasur një rritje 1612% të followrs-ve vetëm këtë vit, ndërsa Luiz Ejlli ka thyer rekordin e ndjekësve vetëm në disa muaj, pasi nuk ka pasur një llogari në vitet e kaluara.
I treti në renditje është futbollisti shqiptar Granit Xhaka me 3.1 milion ndjekës. Xhaka për shumë vite ka arritur të bëhet futbollisti i preferuar i tifozëve në të gjitha skuadrat ku ai luan. Jo vetëm kaq, por fansat e pëlqejnë për jetën bashkëshortore si dhe për stilin që ai ka në modë.
Rep-artisti shqiptar, me famë ndërkombëtare Gashi vjen i katërti në listën e personazheve më me ndikim për vitin 2023. Me mbi 1.5 milione followrsa Gashi mes projekteve muzikore dhe aktiviteteve si këngëtar preferohet shumë nga ndjekësit.
Bora Zemani, edhe pse me më shumë followrsa se Kiara apo Luzi është vetëm e pesta në listë. Moderatorja numëron mbi 1 milionë ndjekës, por këtë vit ajo ka pasur një rënie me 20% në Instagram.
Lista vijon me tre këngëtarët Noizy, Loredana Zefi dhe Melinda Ademi. Edhe Noizy ka pasur një rënie me 16% këtë vit. Ai aktualisht numëron 2.1 milionë ndjekës. Te kundërtën mund të themi për dy këngëtaret nga Kosova, Loredana dhe Melinda që kanë pasur një rritje të followrsave. Loredana me fansa dhe famë ndërkombëtare numëron 3.2 milionë ndjekës ndërsa Melinda mbi 1.2 ndjekës në Instagam.
Ylli Limani i 9-ti, vazhdon të jetë një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe ndjekur. Me projketet dhe albumet muzikore ai ka bërë për vete fansa nga të gjitha trevat shqiptare dhe kudo ku ka shqiptarë.
Olta Gixhari shumë e përfolur dhe në qendër të rrjeteve këtë vit, por e 10 më me ndikim në Instagram. Aktorja pas marrjes pjesë në Big Brother Vip Albania mori një vëmendje të madhe nga publiku shqiptar. Ajo numëron 449 mijë ndjekës dhe ka pasur një rritje prej 30% gjatë 2023.
Më pas renditet e 11 në listë Luana Vjollca, e cila ndiqet nga aktorja Eliona Pitarka. Llogaria e Instagrmit të Lunës numëron mbi 2.1 milionë ndjekës, por edhe pse pjesë e projektit të madh Love Island Albania, ajo përsëri ka pasur një % rënie. Ndërsa Eliona Pitarka pasi u bë nënë, ajo është angazhuar më tepër në rrjetin social Instagram, ku ka fituar simpatinë e shumë nënave të tjera që e ndjekin dhe këshillohen me të.
Listës nuk mund t’i mungonte Blendi Fevziu. Fevziu prej shumë vitesh është gazetari dhe moderatori më i pëlqyer në Shqipëri. Ai numëron 354 mijë ndjekës dhe është shumë aktiv nga udhëtimet që realizon në cdo kohë të vitit.
I 14-ti listohet Ermal Mamaqi dhe në fund këngëtari me famë ndërkombëtare Azet. Mamaqi ka pasur një rënie të aktivitetit dhe të pëlqyeshmërisë nga fansat gjatë 2023. Ai ndiqet nga 156 mijë followrs dhe rënia ka qenë deri në 24%.