Ilirishtja, shqipja dhe etruskishtja përbënin veçse një gjuhë të vetme.
Studimi i gjithë këtyre mbetjeve etruske nga antikiteti, na bën të kemi bindjen e ngulitur, se pellazgjishtja e vjetër tirrenase, tuske, oske ose etruske, jo vetëm duhet klasifikuar ndër gjuhët ariane,
po edhe se sipas shprehjeve të saj dhe tipave të njohur, është gjithashtu identike me shqipen e folur sot.
Ajo që e mbështet më shumë një bindje të tillë, është përsëri dëshmia e transmetuar me shkrim, se perandori romak Klaudi II, me prejardhje ilire, pra shqiptare, ka lexuar analet etruske të kohës, duke provuar kështu që ilirishtja, shqipja dhe etruskishtja përbënin veçse një gjuhë të vetme.
Shkëputur: Robert d’ANGÉLY ENIGMA nga pellazgët te shqiptarët
Përmblodhi e përktheu:Xhevat LLOSHI Botimet TOENA
Tiranë 1998. Shqipe Hoxha