Iliret e dikurshëm të Austrisë së sotme
Shkruan: Fahri XHARRA
Kjo është harta gjeografike dhe politike e Austrisë së sotme. Aty i kemi miqt tanë austriak të cilët që shumë e shumë kohë na mbështesin . Na e mundësuan Shqipërinë e Vlores ,1912 , na njohen pavarësinë e Kosovës dhe kohë pas kohe japin shenja që janë me ne. Por tema që dua ta trajtoj sot , falë besnikërisë dhe saktësisë historike që studjuesit austriak e shkruajnë, është koha e viteve 500 paraKr. Nga bibliotekat austriake mund të arrihet në një vërtetësi të së kaluares sonë që shkruhet me shumë pedantëri mu për kohet të cilat fqinjët tanë i “rrokullisen” për nevojat e tyre spekuluesedhe mohuese të një gjiganti historik si ç`ishte Iliria dhe para ilirët.
Austriakëve iu intersonte në këtë studim që po e komentoj , se kush ishin pararomakët e këtyre anëve (Bevölkerung im heutigen Kärnten Raum ); pra kush jetonte krahinen Kernten të jugut të Austrisë në kufi me Slloveninë. Shikoni aty ishin Ilirët dhe Keltet por edhe Venetet e Etrsuket të sillen andej pari .
Në shkollat fillore të krahinës austriake Kernten mësohet : : „Das erste große Volk in Kärnten waren die Illyrer.” -pra populli i parë i këtyre anëve ishin Iliret . Por studimet vazhdojnë .
Autori thotë, te kthehemi prapa vetëm 150 vjet ( studimi është i vitit 2000 ) , e ta shikojmë raportin vjetor të vitit 1850 ,që botohej në Klagenfurt , vëllimi i parë des „Handbuchs der Geschichte des Herzogthumes Kärnten” von Baron Gottlieb Freiherr von Ankershofen; pra Doracaku historik i Kerntenit nga Baroni Gottlieb Baron Ankershofen dhe mësojmë shumë gjëra për fiset që jetonin këndejpari ,pra para romakëve. Koha e hekurit , kultura e Halshtatit , që përshkruhet si kulturë materiale Kelte , në studimet e Baronit tregohet se ilirët ishin popullatë para-kelte e këtyre anëve dhe e Alpeve lindore. Në vitin 1857 , vjen historiani i njohur gjerman Theodor Momsen i cili i kërkon dhe studjon shkrimet e kohes në Plöckengebiet dhe i gjenë shkimet e vjetra antike të etruskëve dhe venetëve. Këto të gjetura në vendin ilir të Norikëve ,ai ispjegon që kanë mbetur nga shtegtimet trgtare te Venetëve dhe Etruskeve në Noricum. Sa impozante ! Të gjithë duke folur në gjuhe e njejtë të kohes ; shqipja arkaike Nëse e shikoni hartën e mësipërme të shtrirjes së fiseve ilire ,para 2500 vitesh në tokat e sotit të Austrisë , aty e vëreni edhe një qytet të kohës së lashtë ilire , Gurina !
Rreth Gurinës janë gjetur shumë gjurmë arkeologjike që e vërtetojnë lashtësin ilire në ato anë.. I themi edhe ne , sot vendeve të caktuara , i quajmë Gurina apo jo ?
Shkrimi i sotit është thjeshtë informtiv dhe do të pasohet me studime e austriakëve për të parët tanë.
Bota ka shenime për ne, ka dokumente për ne ,për të parët tanë dhe vazhdimësinë tonë pellazge-ilire-shqiptare
Shkrimi venet i gjetur në Austri .
Rreth vitit 400 p.e.r. keltët e pushtuan këtë teritor dhe i shtyen ilirët në zonat alpine, gjersa vetë u vendosën në lugina. Kjo ishte dyndja e parë e keltëve . Fisi kelt që u vendos në këtë krahinë quhej Tauriskë, ndërsa Romakët i thërrisnin Norikë, simbas emrit të qytetit kryesor Noreja si kryeqendra e tyre. Pasë pushtimit keltë norikumi ishte bër pjesa më jugore e popullsive Kelte veriore e cila shërbeu edhe më vonë gjatë Epokës së hekurit si pikë fillim i sulmeve mbi gadishullin Apenin. Hulumtimet arkeologjike, veçanërisht në varrezat e Hallstat, ka treguar se ka pasur një qytetërim të fuqishëm në kët zonën, por qytetërimi Hallstat ishte një manifestim kulturor para pushtimeve kelt dhe të afërt me ilirët e cila ka ngjashmëri sidomos në metalurgji pra po flasim për periudhën gjatë shekullit 7pal.k.
Mirpo popullësia mbeti ilire në përqindjen më të madhe, siç e dëshmon edhe Apiani: Këta njerëz (ilirët) dhe gjithashtu panonët, retët, norikët, mysianët e Evropës, dhe fise tjera kufitare që banojnë në anën e djathtë të Danubit, romakët i dallonin njërin nga tjetri në të njëjtën mënyrë siç i dallonin njërin nga tjetri fiset e ndryshme helene, dhe quanin secilin me emrin e tyre të veçantë, por ata e konsideronin tërë Ilirinë si të përfshirë nën një emërtim të zakonshëm…
..taksa e të gjithë popujve nga burimi i lumit Danub e deri në Detin e Zi quhej “taksa ilire
Që nga viti 170 norikët gëzonin statusin “hospitum publicum”, që do të thotë miq dhe aleatë të Romës. Në mes të viteve 41 dhe 54 p.e.r. Noriku përfundoi si provincë romake.
Shihemi herave tjera.