Idajet Beqiri zbardh për herë të parë pazaret e fshehta: Berisha ka marrë 200 mijë dollarë për një operacion kirurgjikal në Vjenë të Austrisë nga Agim Zeqo i kullës 64-katëshe
Avokati i njohur Idajet Beqiri ka zbardhur për herë të parë pagesat marramendëse mes biznesmenit Agim Zeqo dhe familjes “Berisha”. Sipas tij, ortaku i Shkëlzen Berishës që qëndron pas kullës ‘Mali i Tiranës” e cila ka nisur të ngrihet pas Teatrit të Operas dhe Baletit, i ka dhënë 200 mijë dollarë ish-kryeministrit Sali Berisha.
Avokati shprehet për gazetën “SOT” se Berisha shkoi për kurim në Vjenë të Austrisë, ku u shtrua në spital dhe shpenzimin për të gjithë shërbimin mjekësor që afërsisht kapi vleftën e 200 mijë dollarëve, e pagoi pikërisht pronari që ka ekskluzivitetin e Red Bull-it, Agim Zeqo. “Bukëshkaluri Sali Berisha i mohon biznesmenit Agim Zeqo 200 mijë dollarë. Lidhjet e Sali Berishës dhe të gjithë familjes së tij me botën e krimit të organizuar dhe të korrupsionit të lartë nuk kanë të sosur.
Ai dhe familja e tij, jo vetëm që kanë lidhje, por edhe kanë ndikimin dhe përfitimin e vet, si familje, nga ndërtimi i Kullës prej 65 kate te ish “Gropa e Ajdin Sejdis”! Bukëshkaluri dhe mosmirënjohësi i pandreqshëm Sali Berisha deklaroi pa pikën e turpit pak ditë më parë se nuk kishte asnjë lidhje dhe se nuk kishte përfituar asnjë qindarkë, si vet ai dhe Foltorja e tij, prej biznesmenit Agim Zeqo, të cilin e ndihmojë fati të jetë ndërtuesi i kullës prej 65 kate! Në fakt Berisha, ky gënjeshtar dhe mashtrues profesionist permanent, harron që disa vite më parë, kur “i ra damllaja në tru”, shkoi për kurim në Vjenë të Austrisë, ku u shtrua në spital dhe shpenzimin për të gjithë shërbimin mjekësor që afërsisht kapi vleftën e 200 mijë dollarëve, e pagoi pikërisht pronari që ka ekskluzivitetin e Red Bull-it, Agim Zeqo…”, tha avokati Idajet Beqiri.
Vila në ‘Rolling Hills’
Gjithashtu Idajet Beqiri kërkon hetim nga SPAKpër këtë korrupsion të lartë shtetëror. Sipas tij, pazaret e këtij biznesmeni me familjen Berisha nuk përfundojnë vetëm me kullën apo faturat e spitalit në Vjenë. Avokati thotë se, Agim Zeqo ka një vilë teje të kushtueshme në ‘Rolling Hills’, në Tiranë. Në këtë vilë jeton sot Shkëlzen Berisha me Armina Mevlanin. “Të tjerat, domethënë lidhjet e Sali Berishës dhe familjarëve të tjerë të tij me Kullën 65 kate dhe me biznesmenin Agim Zeqo, le t’i hetoj SPAK, i cili e ka për detyrë ligjore të hetoj këtë korrupsion të lartë shtetëror. Oligarku Agim Zeqo ose “Gimi i Red Bull-it”, siç njihet prej të gjithëve, është i lidhur pazgjidhshmërisht me Sali Berishën dhe Shkëlzen Berishën, lidhje e cila ka ardhur gjithnjë duke u forcuar, pas përballimit financiar prej tij të operacionit kirurgjikal të Berishës në Vjenë të Austrisë. Fakti më domethënës është që Agim Zeqo ka një vilë teje të kushtueshme në ‘Rolling Hills’, në Tiranë. Në këtë vilë jeton sot Shkëlzen Berisha me Armina Mevlanin. Besoheni pra, Sali Dallaveren në deklarimet e gënjeshtërta të tij…”, përfundon ai.
Berisha nuk nxjerr faturat e spitalit
Akuzën për operacionin në Austri si fillim e ngriti gazetari Mero Baze, i cili ndryshe nga avokati Idajet Beqiri nuk zbuloi asnjë shifër. Ai i kërkoi Sali Berishës që të mos merret me fjalë boshe, por për të vërtetuar se nuk po gënjen të nxjerrë faturat e spitalit në Vjenë. Ish-kryeministri deri më tani nuk e ka bërë një gjë të tillë. Berisha për herë të parë nuk akuzoi kryeministrin Edi Rama, por akuzoi kryebashkiakun Erjon Veliaj, ministrin e Brendshëm Taulant Balla dhe Lulzim Bashën si autorë të shpifjeve. Teksa foli për ndërtuesit e kullës, Agim Zeqon dhe Ilir Shtufin, pak ditë më parë tha se nuk kanë dhënë asnjë qindarkë për foltoren. “Ushtria e gjobëvënësve nxori se unë paskam lidhje me investitorët dhe ndërtuesit, unë u them këtu shqiptarëve se as Agim Zeqo, as Ilir Shtufi nuk ka dhënë një qindarkë të vetme për Foltoren”, tha Berisha. Pas kësaj deklarate ka ardhur regimi i analistit Mero Baze, i cili i kujton Berishës nderin që sipas tij Agim Zeqo i ka bërë vite më përpara.
“Sali mos u nxito me Agim Zeqon se e ke zakon që thua nuk di çbën djali pastaj. Shiko kush ta ka paguar ndërhyrjen në klinikë në Vjenë. Jo për gjë por ai se mban dot nderin pa e treguar gjithandej.”, shkroi Mero Baze. E sigurisht që në këtë rast Berisha nuk mund të qëndronte në heshtje dhe pa iu kundërpërgjigjur gazetarit, duke hedhur poshtë çdo pretendim se Zeqo i ka paguar shpenzimet për kujdesin shëndetësor në Vjenë. “Sot, shpifësi i paguar Ymer Çorapja, të cilin e kam larguar se më ngjitej si baltë në këpucë për të kaluar mallra pa doganë etj., lëshoi shpifjen e ulët të rradhës. Sipas tij, biznesmeni Agim Zeqo më paska paguar shpenzime mjekimi në Vjenë. Lidhur me këtë shpifje të tij amorale, sqaroj se kurrë Agim Zeqo dhe asnjë biznesmen tjetër, shqiptar apo i huaj, nuk ka paguar ndonjëherë një qindarkë të vetme për kujdesin tim shëndetësor në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër në botë.”, iu kundërpërgjigj Berisha.
Më tej vijuan replikat ne distancë mes tyre, ku Mero Baze iu drejtua sërish ish-kryeministrit duke i thënë që të tregojë faturën e klinikës dhe jo përralla. “Sali trego faturën e klinikës jo përralla. Po qe se e ke paguar vet ishte mirë ta deklaroje si shpenzim tek deklarimi pasurisë.Se nuk është shifër e vogël që mund ta fusësh cash në bankë. Boll u fshehe pas fustanit të zonjës Karo meqë ke qejf të flasësh me emra të deformuar.”, iu kundërpërgjigj sërish Baze.